LAJMI I FUNDIT:

Google pajtohet të paguajë pesë miliardë dollarë në rastin e ndjekjes së aktivitetit të përdoruesit në “modalitet privat”

Google pajtohet të paguajë pesë miliardë dollarë në rastin e ndjekjes së aktivitetit të përdoruesit në “modalitet privat”

Google ka arritur një marrëveshje për të zgjidhur një rast në të cilin akuzohej për shkelje të privatësisë së përdoruesve duke i gjurmuar ata edhe kur ata po kërkonin në internet në “modalitet privat”.

Google dhe kompania e saj mëmë, Alphabet kanë rënë dakord të paguajnë të paktën 5 miliardë dollarë dëmshpërblim. Këto dy firma janë vënë nën një kontroll të shtuar për praktikat e tyre në SHBA dhe më gjerë. Avokatët që përfaqësojnë Google dhe përdoruesit e shërbimeve nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Gjyqtarja e qarkut, Yvonne Gonzalez Rogers vendosi pezullimin e gjykimit të planifikuar për çështjen pasi avokatët thanë se ishte arritur një marrëveshje paraprake. Një gjykatëse në fillim të këtij viti refuzoi kërkesën e Google për të pushuar çështjen, duke thënë se ajo nuk mund të pajtohej që përdoruesit kishin pranuar që kompania të mblidhte informacione rreth aktivitetit të tyre në internet.


Avokatët pritet të paraqesin një marrëveshje zyrtare për miratim në gjykatë deri në shkurt të vitit 2024.

Padia u ngrit nga firma ligjore Boies Schiller Flexner në vitin 2020, duke pretenduar se Google gjurmonte aktivitetin e përdoruesve edhe kur ata vendosën shfletuesin Google Chrome në modalitetin “Incognito” dhe shfletuesit e tjerë në modalitetin “privat”. Ai tha se këto aktivitete i lejuan Google të mblidhte shumë informacione në lidhje me preferencat e përdoruesve dhe “gjërat potencialisht të bezdisshme”.

Google pretendoi se i informonte përdoruesit paraprakisht për të dhënat që mbledh kur përdoruesit shfletojnë internetin në modalitetin privat. Me sa duket, qëllimi ishte të ndihmonte pronarët e faqeve të internetit që të “vlerësonin më mirë performancën e përmbajtjes së tyre, produkteve, marketingut dhe të ngjashme”.

Modaliteti i fshehtë në Google Chrome u jep përdoruesve mundësinë të kërkojnë në internet pa e ruajtur aktivitetin e tyre në shfletues ose në pajisje. Megjithatë, faqet e vizituara mund të përdorin mjete të tilla si Google Analytics për të gjurmuar përdorimin.

Google po përballet gjithashtu me padi të tjera në lidhje me praktikat e saj të kërkimit dhe reklamimit dixhital. Kompania së fundmi ra dakord të paguajë 700 milionë dollarë dëmshpërblim për “eliminimin” e konkurrencës në dyqanin e saj në internet Play Store për pajisjet me sistemin operativ Android.

Gjithashtu, Google humbi një betejë ligjore me krijuesin e lojës Fortnite, Epic Games. Kompania paditi Google në vitin 2020 për bërjen e paligjshme të dyqanit të aplikacioneve të saj dominante ndaj rivalëve. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Neuralink i Elon Musk sapo i ka bërë njeriut të tretë një implant truri - priten deri në 30 implante të tjera në vitin 2025

Neuralink i Elon Musk sapo i ka bërë njeriut të tretë një implant truri - priten deri në 30 implante të tjera në vitin 2025

Teknologji
A do të jenë në gjendje përdoruesit e TikTok-ut ta përdorin aplikacionin pas një ndalimi të mundshëm?

A do të jenë në gjendje përdoruesit e TikTok-ut ta përdorin aplikacionin pas një ndalimi të mundshëm?

Teknologji
Themeluesi i Facebook e bën të qartë se çfarë nuk i pëlqen tek Apple

Themeluesi i Facebook e bën të qartë se çfarë nuk i pëlqen tek Apple

Teknologji
Apple hoqi dorë, por jo edhe Samsung - kjo është ideja e re e kompanisë koreane

Apple hoqi dorë, por jo edhe Samsung - kjo është ideja e re e kompanisë koreane

Teknologji
Paga e shefit të Apple u rrit për 18 për qind vitin e kaluar - ja sa miliona dollarë u pagua ai

Paga e shefit të Apple u rrit për 18 për qind vitin e kaluar - ja sa miliona dollarë u pagua ai

Teknologji
Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Teknologji
Kalo në kategori