LAJMI I FUNDIT:

Max Verstappenit iu ndalua të merrte me qira një makinë të shpejtë

Max Verstappenit iu ndalua të merrte me qira një makinë të shpejtë

Kampioni i trefishtë i botës në Formula 1, Max Verstappen, së fundmi u gjend në një situatë të pazakontë dhe, duhet të themi, disi komike.

Verstappen ishte me pushime në Portugali me familjen dhe miqtë e tij dhe donte të merrte me qira një makinë të tipit Mercedes AMG GT, por nuk iu lejua sepse nuk ishte mjaft i rritur.


Gjegjësisht, sipas rregullave që ndjek agjencia ‘rent-a-car’, personat nën moshën 30 vjeçare nuk lejohen të ngasin vetura kaq të shpejta, sepse shpejtësia maksimale për AMG GT është rreth 310 km/h.

Vetura që nuk iu lejua Verstappenit ta merrte me qira

Verstappen është 26 vjeç dhe duket se nuk i ka ndihmuar as të qenit tre herë më i miri në botë në Formula 1 për t’iu lëshuar kjo veturë.

Në fund iu desh të dorëzohej dhe të merrte me qira një BMW seria 5. Ai rezervoi paraprakisht një AMG GT, por ‘fytyra’ e tij ende tha se nuk mund ta merrte me qira për shkak të moshës.

“Punonjësit në biznesin tonë portugez respektuan vetëm rregullat që ekzistojnë për sigurimin. Për të gjetur një zgjidhje në vend, zotit Verstappen iu dha një automjet tjetër Premium”, ka thënë një burim nga agjencia e makinave me qira. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori