Agim Musliu dhe Taulant Elshani
Varësia, në kontekstin politik ndërshtetëror, përfshin një spektër të gjerë dhe shpesh të ndërthurur të faktorëve. Si koncept shumëplanësh, varësia mund të definohet në shkallën se sa një shtet apo entitet politik mbështetet te tjetri – për përkrahje politike apo bashkëpunim diplomatik. Në ngjarjet historike në Ballkan, sidomos nga viti 1878 e këtej, marrëdhëniet e veçanta mes Rusisë dhe Serbisë kanë qenë përcaktuese në fatin politik të kësaj të fundit, si dhe kanë formësuar dhe kanë ndikuar në mënyrë substanciale pothuajse në të gjitha ngjarjet kryesore politike në Serbi.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë bazohen fuqishëm në trashëgiminë sllave: rusishtja dhe serbishtja i përkasin degëve të sllavishtes, ndërsa feja ortodokse është një tjetër faktor që çimenton lidhjet e thella kulturore mes dy vendeve. Peizazhin e afërsive kulturore e forcojnë ngjashmëritë në folklor, muzikë, zakone të përbashkëta dhe në mitologji.
Në rrafshin politik, Rusia ka sponsorizuar fuqishëm pavarësinë e Serbisë në Traktatin e Shën Stefanit dhe në Kongresin e Berlinit (1878) që pasoi luftën ruso-osmane. Rusia ndihmoi Serbinë edhe gjatë luftërave ballkanike, si dhe në Luftën e Parë Botërore. Në luftërat e viteve 1990, Federata Ruse e mbështeti Serbinë teksa kjo e fundit shkaktoi një ndër tragjeditë më të mëdha në Evropë që nga viti 1945 e deri atëherë.
Ndryshimi rrënjësor i dinamikave gjeopolitike globale dhe ripërcaktimi i interesave strategjike të Federatës Ruse, ka ndikuar thellë edhe natyrën e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve. Marrëdhëniet mes Federatës Ruse dhe Serbisë kanë hyrë në një fazë të re, duke u karakterizuar nga varësia kronike që Serbia ka ndaj Federatës Ruse – duke e shndërruar Serbinë në një vend pjesërisht si shtet klient [Client state] e pjesërisht si surrogat [Proxy]. Federata Ruse në anën tjetër luan rolin e shtetit patron, duke ushtruar influencë të gjerë në jetën politike dhe shoqërore të Serbisë.
Le t’i definojmë më tutje nocionet e shtetit klient, shtet surrogat dhe shtetit patron. Me shtet klient përgjithësisht kuptohet kur një vend ka varësi të theksuar politike, ushtarake (të sigurisë), dhe ekonomike ndaj një vendi tjetër – zakonisht më të fuqishëm. Kjo gjendje manifestohet me sovranitet të limituar dhe nevojë të vazhdueshme për mbështetje ushtarake. Shtet surrogat është vend që përdoret nga të tjerët për të luftuar në mënyrë indirekte konfliktet e të tjerëve. Shembulli konkret në Ballkan është se si Serbia e Aleksandar Vuçiqit mund të hapë frontin e dytë të Rusisë në Evropë duke shkaktuar agresione, konflikte e luftëra. Shtet patron është shteti i fuqishëm, që për interesa strategjike kontrollon shtetet kliente dhe surrogate.
Serbia ka zhvilluar varësi të madhe ndaj energjisë ruse, ndaj armatimit të sofistikuar modern, mbështetjes së vazhdueshme diplomatike dhe sigurisë. Rreth 90 përqind e gazit natyral në Serbi vjen prej Rusisë nga tubacioni TurkStream; kjo përkthehet në rreth tre miliardë kubikë metra sasi vjetore. 51 përqind e kompanisë serbe të gazit dhe naftës NIS zotërohet nga gjiganti rus Gazprom Neft, çka i jep Rusisë kontroll substancial mbi sektorin e energjisë në Serbi. Megjithëse ka përpjekje për ta diversifikuar furnizimin, varësia nga Rusia mbetet jashtëzakonisht e madhe.
Një pjesë e madhe armatimit modern – që është aktualisht në përdorim nga Forcat e Armatosura të Serbisë – vjen nga Rusia. Sistemet moderne të armatimeve përfshijnë aeroplanë luftarakë Mig-29, helikopterë transportues Mi-8/17, tanket e mjetet e tjera të blinduara – deri te sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 dhe Pantsir-S1. Mbështetja ushtarake vazhdon me sisteme të luftës elektronike dhe me armatim më të lehtë.
Rusia i ofron Serbisë mbështetje të fuqishme diplomatike në obstruksionet ndaj Kosovës. Rusia mbron interesin serb në politikën botërore, duke bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB; e ndihmon Serbinë në fushatën dhe operacionet e luftës hibride etj.
Ciklin e varësisë kronike që Serbia ka zhvilluar ndaj Rusisë e përmbyll modeli serb i autokracisë që aplikohet nga presidenti aktual Aleksandar Vuçiq. Legjitimiteti i Vuçiqit buron në masë të konsiderueshmë nga patroni i tij në Moskë, nga Vladimir Putini. Makinacionet zgjedhore, kontrolli i medias, akumulimi i pushtetit dhe së fundmi artikulimi publik i idesë së Botës Serbe janë kopje e strategjisë së Kremlinit për kontroll të brendshëm politik dhe për dominim rajonal.
Siç e pamë, Rusia ushtron kontroll të gjerë në politikën dhe shoqërinë serbe, duke përdorur atë si shtet klient dhe surrogat. Përmes këtij kontrolli, Rusia ndjek objektivat e saj strategjike, mban Serbinë larg Perëndimit dhe madje e përdor kundër Perëndimit, ndërkohë që mbështet regjimin e Aleksandar Vuçiqit dhe sponsorizon ambiciet rajonale të Serbisë për projektin e Botës Serbe. Si objektiv imediat strategjik, Rusia mund ta përdor Serbinë për të hapur një front të dytë në Evropë duke mbështetur Serbinë në një luftë të mundshme kundër Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Rrethin vicioz të lidershipit serb dhe varësinë kronike që Serbia aktualisht ka ndaj Rusisë, Perëndimi nuk mundet dhe nuk duhet ta menaxhojë duke e përkrahur regjimin e Aleksandar Vuçiqit. Kjo vetëm sa e mirëmban sistemin aktual të raporteve dhe zgjat agoninë në Ballkan. Perëndimi duhet ta sponsorizojë demokratizimin e vërtetë të Serbisë si rrugën e vetme drejt normalizimit të gjendjes në Ballkan.
(Agim Musliu është drejtor i Institutit “Octopus” për hulumtime të luftës hibride, Taulant Elshani është hulumtues në “Octopus”)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-27-235819-380x233.png)
"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez
![Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/a-380x233.jpg)
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI
![Si të shmangni kafshimin e gjarprit? Thjesht bëni këtë dhe helmuesi do të ikë me shpejtësi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/67cbcc94279baec31886.jpeg)
Si të shmangni kafshimin e gjarprit? Thjesht bëni këtë dhe helmuesi do të ikë me shpejtësi
![Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1200px-Apatani_tribal_women-380x233.jpg)
Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse
![Në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_13-10-696x396-1-380x233.jpg)
Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut
![Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Ekrem-Bajroviq-1-720x410-1-380x233.jpg)
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-230938-380x233.png)
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
![Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kurti-ne-bruksel-380x233.jpg)
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
![Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-38-380x233.png)
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
![Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/i-don-t-get-why-jlo-feels-the-ne-380x233.png)
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
![Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-233751-380x233.png)
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
![Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kevin-de-bruyne-380x233.png)
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë