LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Kanë filluar bisedimet e koalicionit për pjesëmarrje në Qeverinë Teknike

Kovaçevski: Kanë filluar bisedimet e koalicionit për pjesëmarrje në Qeverinë Teknike

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Konavçevski, ka njoftuar se bisedimet me disa nga partnerët e koalicionit kanë filluar dhe pritet të intensifikohen në ditët në vijim për të rregulluar ecurinë e zgjedhjeve. Në një deklaratë të mbajtur sot, ai ka theksuar se bisedimet janë në rrugën e duhur dhe se të gjitha partitë duhet të përmbushin obligimet e tyre ligjore për të siguruar një proces zgjedhor të paster.

Në lidhje me pyetjen nëse partia e OBRM-PDUKM, do të jetë pjesë e qeverisë teknike, Kryeministri Konavçevski ka thënë se është një obligim ligjor dhe ka përmendur se kjo është një mospërfillje e ligjit të mos të përmbushen detyrimet ligjore në këtë proces.

“Të gjitha partitë politike, në përputhje me Ligjin për Qeverinë dhe Ligjin për Zgjedhjet, duhet t’i përmbushin obligimet e tyre, që të mos lihet asnjë njollë në procesin zgjedhor,” theksoi Kryeministri Konavçevski.


“Është njësoj sikur të më pyesni a do ta dorëzoj dorëheqjen për 100 ditë në Qeveri dhe t’ju them jo, do ta dorëzoj në ditën 96. Kjo është mospërfillje e ligjit. Të gjitha partitë politike, në përputhje me Ligjin për Qeverinë dhe Ligjin për Zgjedhjet, duhet t’i përmbushin obligimet e tyre, që të mos lihet asnjë njollë në procesin zgjedhor”, shtoi Kovaçevski.

Gjithashtu, Kryeministri njoftoi se LSDM-së ka marrë të gjitha vendimet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre në qeverinë teknike. “Kemi definuar propozimet tona për ministra, propozime për zëvendësministra, propozime për zëvendësministra shtesë në MPB dhe në MPP. Koordinatori ynë zyrtarisht është promovuar si kandidat për president në Kuvend,” shtoi Kryeministri Konavçevski. Ai gjithashtu ka paralajmëruar një takim me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski, por nuk ka specifikuar datën e saktë të takimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori