Ish-kryeministri Sali Berisha nga protesta e Gjykatës së Lartë sulmoi ashpër këtë institucion dhe Gjykatën e Posaçme se janë nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij ai tha se masa që do të jepet ndaj tij dhe ajo që është kërkuar nga SPAK, “Arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore, se po tentojnë që t’i heqin të drejtën e komunikimit, duke menduar se do të shpëtojnë, por kjo nuk do të ndodhë sipas tij.
“Është kjo gjykatë pas nesh, vegël e Ramës, që po përdoret si bisturia në duart e kriminelit për të masakruar arritjet e shqiptarëve. Kostoja e këtij gabimi është vetë liria. Njeri i lirë është ai që zbaton ligjin. Mbi 500 mijë vota jo më larg se 7 muaj më parë, apo nga votëbesimi rreth 1 muaj më parë. A ka njeri të lirë sot që të besojë se gjykata duhet të vendosë se e kujt është vula dhe logo e PD se dhe kush është kryetari i saj? A ka njeri sot që pajtohet se logo e PD mund të jepet si një plaçkë, një njeri që ka tradhtuar gjithçka”, tha Berisha.
“Ka njeri të lirë sot që të mendojë se Lulzim Brava të rrijë në opozitë. Ky nuk është sulmi i vetëm që po i bëhet opozitës nga gjykata. Gjykata do të vendosë sot dhe masën ndaj Berishës. Mirë dakord, u shkel kushtetua duke kërkuar heqjen e lirisë. U shkelën ligjet dhe nuk po përmend as standardin ligjor. Pse duhet kyçur pa asnjë provë dhe fakt në shtëpi Berisha? Se ju ka kallur tmerrin monstrës së pluralizmit. Do të më falni, do të perifrazoj”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë