Sot, Rexhep Memedi nga Lëvizja Demokratike ka bërë një deklaratë për shkak të shqetësimit për diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve në çdo sektor nga pushteti i korruptuar i vendit. Në fjalën e tyre, ata kanë theksuar se kjo padrejtësi ka shtrirë ndikimin e saj në shëndetësi për më shumë se 20 vite, dhe aktualisht është në nivele alarmanate.
Në fokus të deklaratës është situata në shëndetësi, ku, sipas tyre, diskriminimi ka arritur përmasa të shqetësuese. Ata kanë prezantuar numra konkrete për vitin 2022 për të ilustruar dallimet në fondet e ndara për shërbimet shëndetësore në disa qytete.
“Në vitin 2022, Fondi i sigurimit shëndetësor për Spitalin Klinik të Shtipit kishte ndarë 12.137 denarë për kokë të të siguruarit, në Spitalin Klinik të Manastirit kishte ndarë 9.608 denarë, kurse për Spitalin Klinik të Tetovës vetëm 4.599 denarë për kokë të siguruarit. Dallimi i dukshëm është edhe në mjetet e ndara për shtëpitë e shëndetit. Kështu p.sh, Fondi i shëndetësisë për Shtëpinë e shëndetit në Kratovë kishte ndarë 6.178 denarë për kokë të të siguruarit, ndërsa për Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë 890 den. Dmth 7 herë më shumë marrin banorët e Kratovës sesa ata të Tetovës!
Aspak nuk dalloi edhe ndarja e mjeteve për Qendrat e shëndetit publik. Qendrës në Manastir i janë ndarë nga 742 denarë për kokë të të siguruarit, kurse Qendrës në Tetovë vetëm 290 denarë. Vetëm për ilustrim, Fondi për Sigurim Shëndetësor me kuadër të BDI-së që vjen nga Tetova, qytetarët e Tetovës në total i diskriminon kumulativisht me mbi 25 milion euro më pak para vetëm për vitin 2022″, thonë nga LD.
Në përfundim, Lëvizja Demokratike ka bërë thirrje për ndryshime dhe përmirësime thelbësore në sektorin e shëndetësisë pas zgjedhjeve të 8 majit, duken premtime për një fund të kësaj shpërndarje diskriminuese dhe një përmirësim të situatës së pashpallur shëndetësore për qytetarët në baza etnike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi, një nga vëllezërit kyç gojën, viktima vëzhgohej prej pesë ditësh
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Transportuesit privat sërish në rrugët e Shkupit, por jo me kapacitet të plotë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A