Dedan Gjoni, ish-shefi i Krimeve të Komisariatit nr. 6 në Tiranë, është përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale, por që ka mbetur në tentativë.
Hetuesit kanë mësuar se personi që do të ekzekutohej është Xhevdet Plaku, i njohur edhe si “Akili” që drejton një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës me bazë në Holandë.
I arrestuari, mëngjesin e kësaj të premteje në Sukth, Kep Rapi, dhe ish-shefi i komisariatit nr.6 në Tiranë, dyshohet se kanë bashkëpunuar për tentativën e vrasjes së Plakut si një hakmarrje, pasi ky i fundit ishte një prej të akuzuarve për vrasjen e Sali Rapit, të ndodhur në 2014, në Itali.
Gjykata e Savonës shpalli të pafajshëm Besnik Plakun dhe Xhevdet Plakun, të cilët akuzoheshin për vrasjen. Sali Rapi u vra me dy plumba pistolete, ndërsa arma nuk u gjet kurrë. Sipas autoriteteve italiane, Xhevdet Plaku njihet edhe si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte nga Amsterdami dhe pakove iu vinte emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda.
Në nëntor të vitit 2018 u arrestua në Holandë së bashku me 56 persona të tjerë, anëtarë të tre bandave të tjera, por që ishin të lidhura së bashku dhe që shef kishin Xhevdet Plakun. Gjatë kohës që Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut, ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në komisariat objektivin Xhevdet Plaku, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi nuk ndodhi. Në kuadër të operacionit në pranga ra dhe një ish-efektiv policie, por edhe një pjesëtar tjetër i fisit Rapi.
Prangosja e ish-efektivit të policisë u përshëndet dhe nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili tha se deri më tani 339 punonjës policie janë arrestuar e proceduar. Sipas Ballës, këto operacione dhe këto rezultate janë vetëm fillimi i vendosmërisë për të vijuar me luftën frontale kundër krimit të organizuar dhe vetëpastrimin e radhëve të Policisë së Shtetit nga ata elementë të cilët e dëmtojnë atë./A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025