LAJMI I FUNDIT:

Ky është helikopteri që fluturon pa pilot

Ky është helikopteri që fluturon pa pilot

R550X është një helikopter revolucionar, i cili mund të fluturojë në mënyrë autonome, pa ndërhyrje njerëzore, vetëm me anë të sensorëve të avancuar dhe Inteligjencës Artificiale.

Prodhohet nga Rotor Technologies, dhe është i pari i këtij lloji i projektuar për përdorim civil dhe jo ushtarak.

Mund të kryejë një sërë funksionesh si spërkatja e të korrave, shpërndarja e ngarkesave, shuarja e zjarreve, inspektimi dhe eksplorimi.


Megjithatë, nuk është i projektuar të transportojë njerëz. Përkundrazi, është helikopter i kategorisë eksperimentale pa ekuipazh.

Gjithashtu, mund të operojë në çfarëdo kushte moti, ditën dhe natën, raporton foxnews.

Sipas kompanisë, këto sisteme e bëjnë helikopterin më të qëndrueshëm dhe më të lehtë për t’u operuar, duke reduktuar për 70 për qind vdekjet nga aksidentet me helikopterë.

R550X funksionon duke përdorur një kombinim të komponentëve të harduerit dhe softuerit, ku përfshihen motori, sistemi i karburantit, sistemi i kontrollit të fluturimit, navigimi, dhe sistemi i komunikimit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini

Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini

Teknologji
Më shumë se 136 mijë mashtrues në Black Ops 6 dhe Warzone

Më shumë se 136 mijë mashtrues në Black Ops 6 dhe Warzone

Lojëra
Threads tani ju lejon të jeni më kreativ në postimet e të tjerëve - çfarë nënkupton kjo?

Threads tani ju lejon të jeni më kreativ në postimet e të tjerëve - çfarë nënkupton kjo?

Teknologji
Microsoft ndalon pranimin e pagesave me Bitcoin

Microsoft ndalon pranimin e pagesave me Bitcoin

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Teknologji
Kalo në kategori