LAJMI I FUNDIT:

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit në Shqipëri

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit në Shqipëri
LSA

Këtë të premte moti në Shqipëri do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore dhe reshje bore në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë në zonat malore 2 deri 10 gradë Celsius, në zonat e ulëta 8 deri në 16 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare 10 deri në 17 grad Celsius. /Telegrafi/