LAJMI I FUNDIT:

Përurohet objekti i rinovuar i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në Prizren, merr pjesë edhe Kurti

Përurohet objekti i rinovuar i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në Prizren, merr pjesë edhe Kurti

Në një ceremoni festuese, u bë përurimi objektit të rinovuar të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Prerjen e shiritit e bënë Rektori i Universitetit, Prof. asoc. dr. Mentor F. Alishani, kryeministri Albin Kurti, zv. kryeministrja Emilija Redžepi dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Rektori Alishani, theksoi se kjo ngjarje është një shenjë e angazhimit të vazhdueshëm të universitetit në ofrimin e një mjedisi të përmirësuar mësimor dhe studimor për studentët dhe stafin, të cilat përpjekje kanë mbështetjen institucionale. Për këtë ai falënderoi Kryeministrin Kurti dhe Ministren Nagavci.


Në fjalimin e tij, Kurti shprehu mbështetjen e qeverisë për zhvillimin e arsimit në Prizrenin, e siç u shpreh ai, të historisë, kulturës, arsimit e shkencës, dhe theksoi rëndësinë e investimeve në fushën e arsimit për të siguruar një të ardhme më të ndritur për brezat e ardhshëm.

Ministrja Nagavci, në fjalën e saj, u ndal në përpjekjet e ministrisë për të rritur standardet dhe për të përmirësuar infrastrukturën e institucioneve arsimore në vend dhe përkrahjen e studentëve të fushave deficitarë, nga komunitetet dhe me kushte të vështira sociale.

Ky investim i ri në Universitetin “Ukshin Hoti” thekson përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve qeveritare për të avancuar arsimin në Prizren dhe për të siguruar një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e njohurive dhe aftësive të studentëve.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori