LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon kërkon hetim ndërkombëtar për zgjedhjet në Serbi

Von Cramon kërkon hetim ndërkombëtar për zgjedhjet në Serbi

Eurodeputetja Viola von Cramon, anëtare e misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian në zgjedhjet në Serbi, shprehu dyshime për rregullsinë e procesit zgjedhor.

“Ne jemi dëshmitarë të rasteve të sjelljes së organizuar të votuesve nga ‘Republika Srpska’ dhe frikësimit të votuesve. Ne absolutisht prisnim standarde më të larta demokratike nga një vend kandidat për anëtarësim në BE, i cili po negocion anëtarësimin në BE. Nevojitet një monitorim ndërkombëtar dhe një hetim i plotë”, ka shkruar Von Cramon në X (ish-Twitter), përcjell Telegrafi.

Incident tjetër, pasi opozita shkoi për të parë se “çfarë po bën partia e Vuçiqit me votuesit nga vendet fqinje" që votojnë në Beograd
Lexo po ashtu Incident tjetër, pasi opozita shkoi për të parë se “çfarë po bën partia e Vuçiqit me votuesit nga vendet fqinje" që votojnë në Beograd

Ajo theksoi se zgjedhjet janë mbajtur në kushte të pabarabarta dhe janë zhvilluar me parregullsi të shpeshta ditën dhe para zgjedhjeve, duke përfshirë, siç tha ajo, keqpërdorim të burimeve administrative, blerje votash dhe shkelje të fshehtësisë së votimit.


Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe lokale në Serbi u mbajtën më 17 dhjetor në 65 qytete dhe komuna, përfshirë Beogradin.

“Bota serbe në veprim”: Reagime të shumta pasi Dodik i Bosnjës dhe Mandiq i Malit të Zi u panë afër Vuçiqit gjatë zgjedhjeve në Serbi
Lexo po ashtu “Bota serbe në veprim”: Reagime të shumta pasi Dodik i Bosnjës dhe Mandiq i Malit të Zi u panë afër Vuçiqit gjatë zgjedhjeve në Serbi

Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) vlerësoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të rënda, keqpërdorim të mjeteve publike, dominim mediatik nga presidenti i shtetit Aleksandar Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje frike.

Madje një pjesë e opozitës pretendon se fitorja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Beograd është rezultat i vjedhjes së zgjedhjeve dhe se ata nuk do ta njohin atë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori