Mexhiti: Po marrim 22 ambulanca të reja, blerja më e madhe në histori për kujdesin emergjent
Ministria e Shëndetësisë informon se ka konstatuar nevojën për blerjen e autoambulancave të reja për nevojat e institucioneve publike shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për faktin se shumica e automjeteve që janë në dispozicion të institucioneve janë të vjetruara, të rrënuara, me kilometrazh më të madh se maksimumi teknik dhe të amortizuara.
Për këtë qëllim, Ministria përgatiti dhe dorëzoi në Qeveri informacionin për dhënien e pëlqimit për marrjen e detyrimeve, pagesa e të cilave kërkon përdorimin e mjeteve buxhetore në vitet e ardhshme të Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e 22 autoambulancave.
Këto automjete do të kenë pajisje të përmirësuara mjekësore për nevojat e institucioneve në shtet, në bazë të të cilave Qeveria ka dhënë pëlqimin për blerjen e 22 autoambulancave me pajisje të përmirësuara mjekësore, sipas Ekstraktit nga Projektprocesverbali i seancës së 180-të të Qeverisë së mbajtur më dt. 22 gusht 2023.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, thotë se autoambulancat e reja janë blerja më e madh në histori për kujdesin emergjent.
“Po marrim 22 autoambulanca të reja, blerja më e madhe në histori për shërbimet e emergjencës. Me blerjen e automjeteve dhe pajisjeve bashkëkohore me të cilat do të pajisen autoambulancat, do të mundësohet që të ndërmerren ndërhyrje profesionale mjekësore për stabilizimin e gjendjes së pacientit dhe fillimin e trajtimit fillestar në varësi të llojit të lëndimit dhe sëmundjes për të cilën tregohet thirrja. Ambulancat e reja do të pajisen me pajisje të përmirësuara mjekësore”, thekson Mexhiti.
Procedura për prokurimin publik të 22 autoambulancave me pajisje të përmirësuara mjekësore është publikuar në Sistemin Elektronik për Prokurim Publik më 05.12.2023, me numër shpalljeje 21959/2023. Për momentin procedura është në fazën e dorëzimit të ofertave tek operatorët ekonomikë dhe afati i dorëzimit skadon më 05.01.2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje