LAJMI I FUNDIT:

Policia spanjolle publikon detaje për arrestimin e Lulzim Berishës

Policia spanjolle publikon detaje për arrestimin e Lulzim Berishës

Të hënën, ministria e Brendëshme spanjolle ka publikuar informacionin në lidhje me arrestimin e shumë të kërkuarit Lulzim Berisha, i cili, pak ditë më parë u arrestua në Spanjë.

Sipas ministrisë së Brendëshme spanjolle, agjentët e Policisë Kombëtare, në kuadër të rrjetit ENFAST- Rrjeti Evropian i Ekipeve të Kërkimit të të Arratisurve-, kanë arrestuar një person nga më të kërkuarit nga drejtësia shqiptare. Sipas njoftimit, Lulzim Berisha, tashmë i arrestuar, ishte drejtuesi i një organizate kriminale të cilës i atribuohen dhjetëra vrasje që nga viti 1998.


“I arratisuri (Lulzim Berisha) kërkohej edhe për vrasjen e dy personave, të cilët u qëlluan për vdekje në një qytet të Shqipërisë në vitin 2005”, thuhet në njoftim.

I arratisuri, sipas policisë spanjolle, e filloi aktivitetin e tij në një organizatë kriminale, të cilën e drejtonte që në fillim të viteve ’90. Organizata kriminale mori emrin e tij dhe zhvillonte aktivitetin në një nga qytetet më të rëndësishme të rajonit shqiptar, Durrësi, dhe ishte simbol i kontrollit që kjo organizatë kishte arritur në qytet, duke u  pozicionuar edhe si eksportuesi kryesor i kokainës dhe armëve në vend.

“I arrestuari ishte në kërkim për vrasjen e dy personave, duke rezultuar se ajo ishte një larje hesapesh mes klaneve rivale, ngjarje që ndodhi në vitin 2005 dhe u zbardh 15 vjet më vonë.”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendëshme spanjolle, njofton RTSH.

Nga 16 anëtarë të organizatës, 4 janë dënuar me burgim të përjetshëm   

Në vitin 2012, një gjykatë shqiptare dënoi 4 nga 16 anëtarët e organizatës kriminale të Lulzim Berishës me burgim të përjetshëm. Ndërsa të tjerët me 267 vjet burg. Ata akuzoheshin për vrasje, zhvatje dhe rrëmbim.

“Autoritetet shqiptare këmbëngulën në rëndësinë dhe prioritetin e gjetjes së këtij personi.”, thuhet në njoftim.

Kërkimi për Berishën u përqëndrua në bregdetin Levantin 

Pas hetimeve të para, kërkimi i policisë u përqendrua në bregdetin Levantin, ku disa agjentë bënë kërkime për javë të tëra. Menjëherë pas këtyre kërkimeve, në një apartament në San Juan de Alicante u arrit të gjehej se ku mund të fshihej i arratisuri (Lulzim Berisha).

“Në muajin dhjetor, ndërkohë që hetuesit kryenin vëzhgime në afërsi të qendrës së vendbanimit, agjentët arritën të identifikonin një tjetër anëtar të organizatës që po përgatitej ta zhvendoste të arratisurin. Në këtë situatë agjentët shfrytëzuan rastin dhe arrestuan të arratisurin”, thuhet në mbyllje të deklaratës së ministrisë  së Brendëshme spanjolle. La-Policia-Nacional

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori