LAJMI I FUNDIT:

Ministria e shëndetësisë në RMV njofton për zbatimin e programit të ri të skriningut për kancerin

Ministria e shëndetësisë në RMV njofton për zbatimin e programit të ri të skriningut për kancerin
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka lansuar një program të ri për skriningun dhe zbulimin e sëmundjeve malinje, duke përfshirë kancerin e gjirit, qafës së mitrës, dhe nga viti 2024, kancerin e zorrës së trashë. Kjo njoftim vjen pas përpjekjeve të Ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe Zëvendës Ministres, Maja Manoleva.

Sipas njoftimit, skriningu i kancerit të zorrës së trashë do të bëhet ekskluzivisht në Klinikën e ISHP-së për GEH, duke u mbajtur në përputhje me standardet dhe direktivat e Bashkimit Evropian. Ministria ka siguruar mjete dhe burime për një ambulancë të re, një kabinet të ri për kolonoskopinë, si dhe pajisje të reja të cilat do të përdoren për këtë proces skriningu.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka bërë investime në aparate të reja për mamografi në disa qendra spitalore, duke përfshirë Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, Strumicë, Dibër dhe SP Tetovë, SP 8 Shtator dhe Institutin për Radiologji. Programi ka si synim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ofrimin e metoda të sofistikuara diagnostikuese.


Për pacientët e diagnostikuar me kancer në gji, është formuar një komision kombëtar “Tumor Board” që do të koordinojë trajtimin dhe kujdesin për këtë grup pacientësh. Nga fillimi i implementimit të programit, janë regjistruar 10 mijë pacientë për skrining, ndërsa janë kryer 4900 mamografi. Në përfundim, Ministria bën thirrje për respektimin e termineve dhe informacioneve të dhëna, duke kujdesur që të anulohen termine që nuk mund të mbahen për të liruar hapësirë për të tjera femra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori