“Kam humbur 20 kg, por po kthehem. Mezi pres të luaj”, portieri Rico flet për situatën e tij
Portieri i Paris Saint-Germain, Sergio Rico për pak sa nuk vdiq në muajin maj pas një aksidenti me kalë, i cili pas një frike e hodhi në tokë dhe më pas e goditi në kokë dhe qafë, duke e bërë atë të humbiste ndjenjat dhe të përfundonte në koma.
Nëse lëndimi do të kishte qenë vetëm gjysmë centimetri më i thellë, thonë mjekët, ai do të kishte mbetur i vdekur në vend.
Pas 82 ditësh ai doli nga spitali dhe tani ka folur për rikthimin në futboll. Ai më herët ka deklaruar se do të dëshironte t’i bashkohej skuadrës para përfundimit të sezonit.
“Po përmirësohem çdo ditë, por nga ana mjekësore, ende nuk jam në 100%. Unë qëndroj në Sevilje, kështu që nuk më duhet të shkoj me avion sa herë që duhet të bëj teste këtu”, ka thënë fillimisht Rico në një intervistë për mediumin COPE.
“Kam humbur pothuajse 20 kg pas aksidentit. Unë peshoja rreth 91-92 kg. Rashë deri në 73 kg, por tani jam kthyer në 88 kg. I pashë fotot kur dola nga spitali, dukesha si kruese dhëmbësh”.
“Unë vazhdoj t’i shkruaj mjekut tim për të gjetur se kur do të më lejojë të luaj përsëri sport”.
“Mezi pres të kthehem në rutinën time, të ndihem si futbollist. Por nuk është në dorën time. Respektoj udhëzimet e mjekëve që u kujdesën për mua dhe që më shpëtuan jetën”, përfundoi portieri spanjoll. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Florentino Perez jep dritën e gjelbër për transferimin e lojtarit që do ta zëvendësojë Kroosin
Arbër Hoxha vendimtar edhe në Kupën e Kroacisë, sjell trofeun te Dinamo Zagreb pas dy asistimeve
Finalja e Ligës së Evropës: Atalanta – Leverkusen, formacionet zyrtare, Xhaka dhe Gjimshiti nga minuta e parë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251