LAJMI I FUNDIT:

Ducati Diavel për Bentley – vepra e re e artit e kompanisë Borgo Panigale

Ducati Diavel për Bentley – vepra e re e artit e kompanisë Borgo Panigale

Në një ngjarje të mbajtur gjatë javës së Art Basel në Miami, Ducati dhe Bentley prezantuan një bashkëpunim të rrallë në botën e motoçikletave.

Bashkëpunimi mes dy kompanive do të rezultojë në një model të ri motoçikletash të quajtur Diavel.

Diavel do të prodhohet në një seri të kufizuar prej 500+50 njësive, këto të fundit të rezervuara për klientët e Bentley.


Dizajni i tij u krijua nga qendra e dizajnit Ducati në bashkëpunim me dizajnerët e Bentley.

Pamjen tërheqëse të motoçikletës e krijon ngjyra e gjelbër Scarab e disponueshme vetëm në Bentley Mulliners.

Karakteristikë e Diavel janë edhe rrotat prej çeliku të farkëtuara dhe zhvilluara ekskluzivisht për këtë motoçikletë.

Grilat për marrjen e ajrit përdorin elemente të njohura nga modeli Bentley Batur, dhe rrethojnë motorin V4 Granturismo 1,158 cm.

Motoçikleta përdor shumë komponentë nga fibra e karbonit të cilësisë së lartë, ku përfshihen edhe motori dhe pjesa e pasme e saj.

Ky bashkëpunim mes Ducati dhe Bentley, është një ndër bashkëpunimet më të suksesshme mes botës së veturave dhe asaj të motoçikletave. /Telegrafi/