Nën Kukës shtrihet një tunel i gjatë 7.5 kilometra i cili është ndërtuar në rast të ndonjë sulmi atomik në kohën e komunizmit.
Arkitekt Andrit Shehu është tashmë një nga të rinjtë që kërkon që të rivitalizohet kjo galeri.
Ai shoqëroi gazetarin dhe moderatorin e emisionit “Opinion” brenda tunelit, ku tregoi se ende disa pjesë të tij nuk janë ende të përfunduara. Sipas tij, galeritë janë përdorur në kohën e diktaturës për qëllime stërvitore. Ai tregoi edhe një detaj interesant në rast se duhej të strehohej qyteti.
“Për 3 minuta në rast alarmi, i gjithë Kukësi strehohej. Popullata ka qenë rreth 6 mijë – 7 mijë banorë”, tha ai.
Por cili është plani për këtë tunel?
“Ne si bashki kemi një plan për ta kthyer, për ta vitalizuar dhe për t’i rijetëzuar këto galeri. Në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar do i bëjmë një dixhitalizim edhe një planimetri të azhornuar të gjitha galerive. Plani i vjetër duke qenë galeri ‘top secret’ e kohës dhe nuk ekziston azhornimi përfundimtar i të gjitha galerive. Ne mendojmë që një pjesë mund të përdoret edhe për qëllime stërvitore ushtarake, ndërsa pjesa tjetër duke qenë se janë 7.5 kilometër galeri, do ta përdorim për zhvillimin e turizmit”, u shpreh Shehu./Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251