LAJMI I FUNDIT:

Zbritja e 141 pikëve: Klubi nga Uellsi përballet me dënimin më të madh në historinë e futbollit

Zbritja e 141 pikëve: Klubi nga Uellsi përballet me dënimin më të madh në historinë e futbollit

Klubi uellsian Pontypridd United po përballet me dënimin më të madhe në historinë e futbollit.

Kjo skuadër e cila garon në kategorinë e dytë të futbollit uellsian, mund të mbetet pa 141 pikë, gati pesë herë më shumë se rekordi i mëparshëm (30 pikë).

Sipas Daily Star, Pontypridd United shkeli rregullat e Federatës së Futbollit të Uellsit 18 herë, por mohoi të gjitha akuzat, gjë që e bëri dënimin edhe më të madh.


Pontypridd, ekip që është themeluar në vitin 1992 ka qenë nën hetim për disa parregullsi në lidhje me kontratat e lojtarëve të saj.

Ata kishin disa borxhe ndaj lojtarëve dhe disa prej tyre nuk ishin regjistruar siç duhet. Përveç kësaj, në ndeshjet zyrtare ata përdorën lojtarë që nuk i plotësojnë kërkesat.

Prandaj, një dënim i ashpër ishte i pashmangshëm, por 141 pikë është një rekord absolut në futboll. Deri më tani, dënimi maksimal ishte 30 pikë.

Dënimi prej 141 pikësh nuk do të zbatohet i plotë këtë sezon. Siç qëndron situata, Pontypridd United ka mbetur me vetëm 6 pikë dhe 135 pikë tjera do t’i hiqen nëse përsërisin të njëjtën shkelje deri në fund të sezonit 2024/25./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet kundërshtarja dhe orari i ndeshjeve gjysmëfinale, Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten italiane

Mësohet kundërshtarja dhe orari i ndeshjeve gjysmëfinale, Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten italiane

Xhudo
Sensacioni 16-vjeçar i cili krahasohet me Ramosin, ka marr ftesën e Ancelottit për turin parasezonal

Sensacioni 16-vjeçar i cili krahasohet me Ramosin, ka marr ftesën e Ancelottit për turin parasezonal

La Liga
Guardiola mbeti i shokuar pasi një tifoz e kritikoi atë për ‘futbollin e mërzitshëm’ që aplikon

Guardiola mbeti i shokuar pasi një tifoz e kritikoi atë për ‘futbollin e mërzitshëm’ që aplikon

Ndërkombëtare
Barcelona merr një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Arabia për yllin e ekipit

Barcelona merr një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Arabia për yllin e ekipit

La Liga
Bayerni nis ofensivë të re për t'i siguruar shërbimet e mbrojtësit gjerman

Bayerni nis ofensivë të re për t'i siguruar shërbimet e mbrojtësit gjerman

Bundesliga
Barcelona po tenton ta bind top mesfushorin të largohet për t’i liruar vendin blerjeve të reja

Barcelona po tenton ta bind top mesfushorin të largohet për t’i liruar vendin blerjeve të reja

La Liga
Kalo në kategori