SPB-Tetovë: Gjoba nga 100 deri 250 euro për të gjithë ato qytetarë që përdorin fishekzjarre në mënyrë të paautorizuar
Policia e Tetovës ka përforcuar kontrollet dhe aktivitetet tjera lidhur me zbulimin dhe parandalimin me kohë të shitjes dhe përdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve tjera piroteknike, të cilat do të intensifikohen edhe më shumë në ditët në vijim, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.
“Në atë drejtim tregtarët, prindërit dhe nxënësit (nxënës të shkollave fillore dhe të mesme) njoftohen edhe një herë se shitja, pra blerja dhe aktivizimi i fishekzjarreve në vende publike, në rrugë, në oborre, në hyrje të objekteve të banimit etj., është kundërvajtje ligjore, për të cilën sipas nenit 31 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, dënohet me gjobë prej 100 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë.
Prokurimi dhe shpërndarja e tyre në treg në sasi të mëdha është në kundërshtim me Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë dhe për këtë vepër është paraparë dënim me burg prej së paku pesë vjet.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon para së gjithash nxënësit e shkollave fillore që të largohen nga lodrat e tilla të rrezikshme, të cilat shpeshherë mund të shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin e tyre, gjegjësisht lëndime në duar, sy dhe pjesë të tjera të trupit”, thuhet në njoftim.
SPB-Tetovë, shtojnë nga atje, i rikujton qytetarët (neni 32 i LKKRQP) se me gjobë prej 100 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë, do të gjobohen të gjithë ata që organizojnë fishekzjarre, pishtarë apo ngjarje të ngjashme në vende publike në mënyrë të paautorizuar, do të sanksionohen me masat e nevojshme mbrojtëse, masa këto në përputhje me legjislacionin përkatës si dhe ata që qëllojnë me armë zjarri në dasma apo festa të tjera familjare./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëStano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel
BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë