LAJMI I FUNDIT:

Shpëtim Duro: Struga është favorit kryesor në garën për titull

Shpëtim Duro: Struga është favorit kryesor në garën për titull

Struga Trim Lum e mbylli gjysmësezonin vjeshtor si lider i renditjes në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Kampionët në fuqi mundën Bregallnicën në ndeshjen e fundit të kampionatit për këtë vit, duke lënë pas vetes Shkupin dhe Shkëndijën në garën për titull.


“Nuk më vjen mirë që fituam në fund të takimit, pasi ishte një ndeshje të cilët duhet ta zgjidhnim shumë më  shpejtë me rastet e shumta dhe të pastërta që krijuam. Megjithatë edhe këto janë fitore të bukura”, ka thënë trajneri Shpëtim Duro.  

Struga TL do të “luftojë” për titullin kampion edhe këtë vit me Shkupin dhe Shkëndijën, përderisa Duro mendon se skuadra e tij është favorit kryesor në këtë garë.  

“Do jetë një rivalitet i fortë mes nesh, Shkupit dhe Shkëndijës, mirëpo në mënyrë absolute mund të them se neve jemi favoritët kryesor. Jemi përsëri kampion vjeshte, edhe përkundër ngakesës së madhe që kishim patur, duke i referuar ndeshjeve të shumta që kemi pasur në Evropë si dhe kalendarit shumë të ngjeshur që kishim. Rivalët tonë nuk e shfrytëzuan këtë moment, ashtu që në fund mendoj se me plotë meritë jemi në vendin e parë”, është shprehur Shpëtim Duro.  

Triumfi ndaj Bregallnicës ishte i 25-ti për Shpëtim Duron në krye të Strugës nga gjithsej 37 ndeshje që ka drejtuar kampionët në fuqi ndërmjet kampionatit, Kupës dhe arenës Europiane./Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori