LAJMI I FUNDIT:

Vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë javës, parashikimi i motit në Shqipëri

Vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë javës, parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Këtë javë, territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë ditët apo orët me diell, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Nga kjo e hënë, parashikohet mot me kthjellime por edhe alternime vranësirash. Këto vranësira në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Për ditën e enjte moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet mesatar ndërsa në zonën e veriut dhe qendër reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore reshje dëbore.


Nga kushte të paqëndrueshme atmosferike do të përfshihet edhe dita e Premte. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje përsëri reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar.

Për shkak të depërtimit të masave ajrore më të ngrohta jugore pritet një rritje e temperaturave në mesjavë si dhe përsëri rënie e tyre duke filluar nga dita e Premte dhe kryesisht fundjavën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

Drejtësi
Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?

Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?

Lajme
Në vend të Ligjit për mobilizim, Ministria e Mbrojtjes me plan për reagim emergjent

Në vend të Ligjit për mobilizim, Ministria e Mbrojtjes me plan për reagim emergjent

Siguri
Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
Korfuzi po “thahet” për ujë, Greqia kërkon të shtrijë tubacionin te Syri i Kaltër

Korfuzi po “thahet” për ujë, Greqia kërkon të shtrijë tubacionin te Syri i Kaltër

Lajme
Kalo në kategori