A janë lotët artificialë dhe pikat e tjera të syve të sigurta për t’u përdorur çdo ditë?
Përdoren kur sytë kruhen ose lotojnë, si dhe për alergjitë
Zakonisht mund të merren pa recetë dhe falë tyre mund të shpëtojmë shpejt nga thatësia dhe acarimi i syve. Megjithatë, a janë lotët artificialë dhe pikat e tjera të syve të sigurta për t’u përdorur çdo ditë?
Ne shpesh kërkojmë pika për sy, në situata kur janë të skuqur, të përflakur ose të thatë. Disa pika për sy janë të sigurta për përdorim afatgjatë, ndërsa të tjerat duhen shmangur plotësisht, thonë mjekët dhe theksojnë se duhet të përdorni preparate në të cilat shkruan “pa konservues”, në mënyrë që sytë të mos irritohen më shumë.
Kur duhet të përdorni lotët artificial dhe kur për alergji
Nëse vazhdimisht shikojmë në ekran, është vërtetuar se ne i mbyllim sytë një e treta deri në gjysmën herë më pak se normalja, sipas Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë, transmeton Telegrafi.
Pa “lubrifikimin” e vazhdueshëm të syve, ata do të fillojnë të thahen, gjë që është shumë e pakëndshme.
Lotët artificialë përdoren për të lagur sytë kur thahen, lodhen ose acarohen. Ata ndikojnë në reduktimin e inflamacionit të shkaktuar nga syri i thatë dhe ndihmojnë trupin të prodhojë më shumë lot.
Pikat e syve nuk do të dëmtojnë sytë, kështu që ne mund t’i përdorim çdo ditë”, thotë doktoresha Ashley Brissett, shkruan Liv Strong.
Sa i përket pikave të alergjisë, ato përmbajnë antihistamina për të lehtësuar simptomat e alergjisë. Është më mirë t’i përdorni ato si një zgjidhje afatshkurtër dhe jo afatgjatë. Nëse ndjejmë nevojën për t’i përdorur për më shumë se një ditë, duhet të konsultohemi me një mjek për të zgjidhur problemin në mënyrën e duhur.
Pika sysh për të lehtësuar skuqjen
Shumë prej nesh i kanë këto pika në kabinetin tonë të ilaçeve, por ja një gjë për të hedhur jashtë: “Unë nuk rekomandoj asnjë pikë syri që premton të heqë qafe skuqjen. Ato kanë një përbërës që e bën skuqjen të kthehet kur të ndaloni përdorimin. Nuk janë të sigurta për përdorim afatgjatë, thekson Dr. Brisset dhe shton se ka shumë arsye pse sytë mund të jenë të skuqur (irritim, alergji) dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të flisni me një mjek okulist dhe bëni një ekzaminim për të gjetur shkakun rrënjësor.
Si të vendosni pikat në mënyrë korrekte
Këto preparate janë sterile derisa të hapen dhe më pas është e nevojshme të respektohet data e skadencës. Gjatë aplikimit kuptohet që duart duhet të jenë të pastra dhe është mirë që pikat të vendosen në pozicion të shtrirë ose me kokën të kthyer mbrapa. Tërheqim qepallën e poshtme me dorën tonë, pikojmë, mbyllim sytë, e përkulim pak kokën përpara dhe presim disa minuta. Të njëjtën procedurë e përsërisim edhe me syrin tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përse kolla zgjat edhe kur ftohja kalon: A është koha të shkoni te pulmologu?
Gjëndra tiroide kontrollon metabolizmin: Më së shumti ndikon në shëndetin e këtyre organeve!
Mënyrat më të mira për t’i zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale në shtëpi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij