Koleksioni i mrekullueshëm i modeleve të bardha Porsche u shitën për gati 30 milionë dollarë
Një koleksion i përbërë ekskluzivisht nga vetura Porsche të bardha, i quajtur “The White Collection”, u shit për 29.9 milionë dollarë.
Informacioni për koleksionin u shfaq disa vite më parë kur në garazh u shfaqën modele të shumta të rralla dhe të dëshirueshme Porsche dhe tani ai është shitur plotësisht, me disa automobila që tejkalojnë vlerësimet e mëparshme.
Porsche 918 Sypder nga viti 2015 ka përshkuar vetëm 20 kilometra. Ai është porositur me paketën e pajisjeve Weissach dhe ka specifika ekskluzive për të cilat, Porsche Exclusive Manufaktur u kërkoi pronarëve të qëndronin “konfidencial” sepse nuk do të mund të përsërisnin më një punë të tillë. Vlera e veturës vlerësohet nga 2.5 deri në 3 milionë dollarë, por kjo 918 ekskluziv i tejkaloi të gjitha pritjet, kështu që pronari i ri ndau 3.937.500 dollarë për hiperveturën legjendare. Është gjithashtu modeli më i shtrenjtë në koleksion.
Porsche 911 GT2 RS Weissach 2019 u shit për 1,006,000 dollarë, ndërsa një blerës shpenzoi 1,105,000 dollarë për Porsche 911 R 2016. Një Porsche 911 Turbo S X85 e rrallë “Hundë e sheshtë”, e prodhuar në vitin 1994, arriti një çmim prej 1,462,500 dollarë.
Një Carrera RS 2.7 Lightweight e vitit 1973 i kushtoi pronarit të ri 1,875,000 dollarë. Kjo 911 legjendare festoi 50 vjetorin e saj vitin e kaluar dhe mbetet një nga automjetet Porsche më të dëshirueshme në histori. Dikush pagoi 2,397,500 dollarë për një 911 (993) GT2 me specifikim japonez, një nga vetëm 194 shembujt e ndërtuar. Sidoqoftë, Porsche 911 Carrera RS 3.0 nga viti 1974 mbeti pa blerës.
Interesante, Porsche 911 Carrera RSR 3.8 i vitit 1993 u shit për “vetëm” 2,073,000 dollarë, pavarësisht se ishte një nga vetëm dy modelet Strassenversion legale të prodhuara ndonjëherë.
Disa klasikë më të përballueshëm si Porsche 924 Martini Champions Edition nga 1977 gjetën gjithashtu klientë të rinj. Prej kohësh ky model është quajtur “Porsche për të varfërit”, por me kalimin e kohës është kthyer në një klasik të respektuar. Kopja e shitur në ankand u shit për 29,120 dollarë. Janë prodhuar 3000 shembuj dhe ky ka udhëtuar më pak se 40 mijë kilometra.
Një Porsche 944 S2 Cabriolet (1990) arriti në 39,200 dollarë dhe një Porsche 914/6 (1970) u shit për 89,600 dollarë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolkswagen sjell Golfin e ri në autosallonet gjermane, kushton 74 mijë euro
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!
Subaru WRX me motorin V12 të Toyota-s zhvillon 1000 kuaj fuqi
BMW-ja më e shpejtë në botë, ka 1500 kuaj fuqi – distancën prej 400 metrash e përshkon për 7,9 sekonda
Historia e një legjende: 10 fakte që nuk i dini për Ferrari (Foto)
Mercedesi elektrik Vision EQXX, që me një mbushje të baterisë përshkon mbi 1 mijë kilometra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian