LAJMI I FUNDIT:

Miratohet mes kaosit dhe në kohë rekord Buxheti 2024 në Kuvendin e Shqipërisë

Miratohet mes kaosit dhe në kohë rekord Buxheti 2024 në Kuvendin e Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në vetëm shtatë minuta buxhetin e vitit 2024 mes kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës. 

Deputetët e opozitës kanë përmbysur karriget mbi foltoren e Kuvendit, kanë ndezur flakadanë ngjyrë blu dhe kanë hedhur kapsolla në shenjë proteste duke u përpjekur të pengojnë punimet e parlamentit.

Deputetët e opozitës përplasen me Gardën, bllokojnë me karrige foltoren në Kuvendin e Shqipërisë
Lexo po ashtu Deputetët e opozitës përplasen me Gardën, bllokojnë me karrige foltoren në Kuvendin e Shqipërisë

Teksa deputetët e opozitës janë irrituar, mazhoranca ka votuar projekt-ligjet pa debat në një mënyrë të paprecedent.


Në seancë i pranishëm është dhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Projektbuxheti i Shqipërisë për vitin 2024 parashikon shpenzime publike që tejkalojnë 7 miliardë euro për herë të parë dhe fokusohet në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe mbrojtjen sociale.

Buxheti i ri përfshin 11 miliardë lekë [104 milionë euro] për financimin e rritjes së pagave për administratën publike. Ministria parashikon që kostoja totale e reformës së pagave të arrijë në 39 miliardë lekë me përfundimin e saj. Qeveria miratoi një reformë që prek pagat e më shumë se 130,000 zyrtarëve qeveritarë në korrik.

Në buxhetin e vitit 2024 parashikohen edhe 71 miliardë lekë për shpenzimet e pushtetit vendor, me 10.4 për qind rritje nga viti 2023. Një pjesë prej 33 për qind e buxhetit do të mbulojë kostot e indeksimit të pensioneve dhe mbrojtjes sociale. Angazhimet e anëtarësimit në NATO do të arrijnë në 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Lajme
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Lajme
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Lajme
Vendimet e Speciales –  Nga dënimi për komandant “Ujkun” e ulja e dënimit të Mustafës

Vendimet e Speciales – Nga dënimi për komandant “Ujkun” e ulja e dënimit të Mustafës

Drejtësi
Nasim Haradinaj jep detaje rreth padisë ndaj Gjykatës Speciale

Nasim Haradinaj jep detaje rreth padisë ndaj Gjykatës Speciale

Lajme
Kalo në kategori