LAJMI I FUNDIT:

Kompania botërore Ericsson ka hapur qendrën R&D në Kosovë, pritet të rritë edhe numrin e punëtorëve

Kompania botërore Ericsson ka hapur qendrën R&D në Kosovë, pritet të rritë edhe numrin e punëtorëve

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se top kompania botërore Ericsson Nikola Tesla pjesë e Ericsson Global, krahas zbatimit të projektit të modernizimit të rrjetit në Telekomin e Kosovës, kontratë kjo në vlerë prej 11 milionë euro, ka hapur qendrën e parë R&D (hulumtim dhe zhvillim) jashtë Kroacisë në Kosovë, duke punësuar 12 të rinj.

Rizvanolli në një postim në Facebook njofton se kompania ka plane që shumë shpejt të arrijë në 30 numrin e të punësuarve, të cilët po bashkohen në hulumtim dhe zhvillim (research & development) me një staf global prej 1,700 punonjës.


Lexoni të plotë postimin e ministres në Facebook:

Top kompania botërore, Ericsson Nikola Tesla pjesë e Ericsson Global, krahas zbatimit të projektit të modernizimit të rrjetit në Telekomin e Kosovës, kontratë kjo në vlerë prej 11 milionë euro, ka hapur qendrën e parë R&D jashtë Kroacisë në Kosovë, duke punësuar 12 të rinj, me plane që shumë shpejt të arrijë në 30 numri i të punësuarve, të cilët po bashkohen në R&D me një staf global prej 1,700 punonjës.

Bashkë me Ambasadorin suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, vizitova qendrën R&D të Ericsson Nikola Tesla në Kosovë, një qendër e inovacionit dhe dëshmi e sinergjisë mes akademisë dhe industrisë. Partneriteti me Universitetin e Prishtinës dhe suksesi i Shkollës Verore tregojnë përkushtimin ndaj talenteve lokale, duke ndikuar në punësimin e të rinjve.

Ekipi prezantoi softuerin e pajisjeve procesuese të Radio Access-it, i zhvilluar në bashkëpunim me resurset kosovare. Ky softuer përdoret për implementimin e teknologjive më të avancuara celulare në operatorët kryesorë ndërkombëtare siç janë AT&T, T-Mobile, Vodafone, A1 dhe në Telekomin e Kosovës, duke përfshirë 5g dhe duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve të shërbimeve.

Në këtë vizitë, theksova përkushtimin e qeverisë për të përkrahur dhe investuar vazhdimisht në sektorin e TIK, duke përfshirë digjitalizimin dhe infrastrukturën 5g.

Falënderoj anëtarin e lidershipit ekzekutiv të Ericsson Nikola Tesla në Kroaci Ante Ugrina, i cili ndau me ne eksperiencat e atjeshme drejt transformimit në një shoqëri digjitale dhe siguri nacionale.

Falënderoj ekipin e Ericsson Nikola Tesla në Kosovë, veçanërisht drejtorin Besar Spahija, për mikpritjen dhe prezantimin e projekteve. Kjo vizitë forcoi bashkëpunimin tonë drejt një Kosove digjitale dhe të fuqizuar.

Prezenca e një gjiganti global si Ericsson është një siguri për investime të tjera në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

PlanB
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

CITY College
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ekonomi
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Elfije Boletini
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit

Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit

Ekonomi
Kalo në kategori