LAJMI I FUNDIT:

Angjushev në listën e zezë amerikane

Angjushev në listën e zezë amerikane

Shtetet e Bashkuara e kanë futur në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë  së  Veriut, Koço Angjushev si të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh. Ndërsa ishte zëvendëskryeministër, Angjushev abuzoi me pozitën e tij zyrtare në favor të interesave të biznesit të tij private, duke ulur besimin e publikut në institucionet dhe proceset publike.

“Veprimi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara mbështesin Maqedoninë e Veriut që kërkojnë llogari nga zyrtarët publikë të korruptuar. Kjo riafirmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe zvogëlon aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të popullit të tyre”, tha Departamenti i Shtetit. Gjithashtu në këtë listë ndodhet edhe gruaja e tij Elizabeta dhe fëmijët Angel dhe Ognen nuk kanë të drejtë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.


Përveç Angjushevit më herët në listën e zezë nga Maqedonia u shtuan, Sergey Samsonenko, Ramiz Merko dhe Jordan Kamçev dhe familjarët e tyre. Paraprakisht, SHBA i ka shpallur nongrata, Menduh Thaçin, Lube Boshkoskin, Xhevat Ademin dhe të tjerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori