LAJMI I FUNDIT:

Video-skandali i kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçi përballen në gjyq për akuzën e korrupsionit

Video-skandali i kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçi përballen në gjyq për akuzën e korrupsionit

Gjykata e Posaçme (SPAK) vendosi sot të kalojë për gjykim çështjen penale ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit.

Ata do të përballen në gjyq për akuzën e “korrupsionit”. Në të njëjtën seancë gjyqtarja paraprake pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar.


Sipas SPAK, në cilësinë e kryebashkiakut, Gjici ka përfituar nga Kaçi përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual kundrejt premtimit për ta ndihmuar në një projekt për mbrojtjen e qenve, që ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës. /Telegrafi/