LAJMI I FUNDIT:

Njëmbëdhjetë alpinistë vdiqën nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi, vazhdon kërkimi për të tjerët

Njëmbëdhjetë alpinistë vdiqën nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi, vazhdon kërkimi për të tjerët

Njëmbëdhjetë alpinistë janë gjetur të vdekur pranë kraterit të vullkanit Marapi të Indonezisë pasi shpërtheu gjatë fundjavës.

Tre persona u shpëtuan, ndërsa kërkimet për 12 të tjerë të zhdukur u pezulluan sot për shkak të një shpërthimi të vogël.


Kishte 75 alpinistë në zonë në kohën e shpërthimit, por shumica u evakuuan.

Marapi, një nga 127 vullkanet aktive në Indonezi, hodhi hirin deri në tri kilometra në ajër të dielën.

“Tre personat e shpëtuar, të cilët u gjetën gjithashtu pranë kraterit, kishin djegie”, deklaroi Abdul Malik, kreu i Agjencisë së Kërkimit dhe Shpëtimit.

Dyzet e nëntë alpinistë u evakuuan nga zona më herët, shumë prej të cilëve gjithashtu pësuan djegie. /Telegrafi/