“Kur mora vesh se isha shtatzënë më fëmijën tim të tretë, pashë në eko se ishte vajzë.
Unë u gëzova shumë por vjehrra me kunatin shprehën pakënaqësinë e tyre që fëmija e tretë është prapë vajzë. Ata më thanë që nëse do ishte djalë edhe do të ngushtoheshim , ndërsa tani që është vajzë, pjesa financiare është shumë e vështirë për ta përballuar. Kunati një herë në kuzhinë më tha ‘ti do të na lësh pa trashëgimtarë’, ndërsa vjehrra pati guximin dhe më dha numrin e një gruaje që bënte aborte si qëmoti.”
Kjo më sipër është historia e Zhulit e përjetuar nën presion të jashtëzakonshëm nga familjarët për të abortuar vajzën e saj të tretë.
Në Shqipëri, aborti selektiv që lidhet me ndërprerjen e shtatzënisë për shkak të gjinisë së foshnjës, vijon të marrë jetë vajzash të palindura duke renditur Shqipërinë në vendin e 11-të në botë dhe ndër të parat në Evropë me raportin gjinor 107 djem me 100 vajza.
“Kjo shifër nuk është krenari për vendin tonë. Raporti gjinor normal sot konsiderohet 105 djem me 100 vajza. Ne jemi në raportin 107,4 djem me 100 vajza. Pra aborti selektiv për fat të keq vijon dhe në disa rrethe është shumë i theksuar,” thotë Emanuela Bello, drejtuese e zyrës së UNFPA në Shqipëri.
Ndonëse raporti gjinor pësoi ulje shumë të lehtë në 5 vitet e fundit, përsëri eliminimi i fetusit femër është shqetësues për një vend si Shqipëria që synon anëtarësimin në BE.
“Dëmet e pabarazisë gjinore për një vend janë shumë të mëdha. Shqipëria me këto ritme emigracioni dhe me këto ritme të abortit selektiv do të arrijë shumë shpejt në ditën që meshkujt shqiptarë nuk do të mund të gjejnë më partnere brenda vendit, por duhet të dalin t’i kërkojnë diku në rajon apo edhe më larg.”
Fushata “Tjetër herë me vajzë” përmbylli rrugëtimin njëvjeçar në disa rrethe me prevalencë të lartë të këtij fenomeni përmes një ekspozite, dëshmive dhe bisedave në media me qëllim parandalimin e këtij fenomeni./RTSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare