Dhuna seksuale dhe ngacmimet seksuale mbeten ndër temat më pak të trajtuara në literaturën shkollore dhe se Lënda e Edukatës Seksuale duhet të përfshihet si lëndë e veçantë në kurrikulën shkollore.
Kështu u tha pas një hulumtimi të bërë nga organizata “Humanus Vita”. Ndërkaq, nga Ministria e Arsimit nuk kanë bërë të ditur nëse lënda e Edukatës Seksuale do të futet si lëndë e veçantë në kurrikulën shkollore.
Organizata “Humanus Vita”, ka prezantuar të gjeturat rreth hulumtimit të temave të edukatës seksuale në lëndën e biologjisë së klasës së 8-të të shkollave fillore në Komunë e Drenasit. Hulumtuesja e kësaj organizate, Valentina Bejtullahu, i tha Radio Kosovës së mësimdhënësit janë të pajtimit që lënda e edukatës seksuale të përfshihet si lëndë e veçantë në kurrikulën shkollore. Sipas saj, temat më pak të trajtuara mbeten dhuna seksuale dhe ngacmimi seksual, për të cilat ka interesim të lartë nga ana e nxënësve.
“Të gjeturat nga intervistat me mësimdhënës si dhe nga vëzhgimi i orëve mësimore të lëndës së biologjisë së klasës së 8-të, kanë spikatur disa sfida në trajtimin e temave të edukatës seksuale. Ndër to janë: mungesa e laboratorëve të lëndës së biologjisë, mjeteve konkretizuese dhe hapësirat e pamjaftueshme për trajtimin e temave të edukatës seksuale dhe për të përçuar mesazhet te nxënësit. Megjithatë, në kemi vëzhguar së nxënësit kanë shumë interesim për këto tema dhe kanë nevojë që të sigurohet një jetë e sigurt dhe e shëndosh seksuale për jetën e tyre”, deklaroi Bejtullahu.
Në lidhje më këtë çështje, Ministria e Arsimit në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën, ka bërë të ditur së edukata seksuale ligjërohet në shkolla nga klasa 1 deri në 12, por se a do të futet si lëndë e veçantë në kurrikulën shkollore, nuk kanë bërë të ditur.
“Për sa i përket informatave për shëndetin seksual dhe riprodhues, tashmë kjo temë është pjesë e planprogramit mësimor dhe ligjërohet në shkolla nga klasa 1-12 dhe si pjesë e zbatimit të saj, MASHT-i në bashkëpunim me grupin punues multisektorial, ka hartuar materiale mbështetëse si doracakë për mësimdhënësit në tri nivelet, duka filluar nga 1-5,6-9, 10-12, pastaj broshurën për prindër dhe udhëzuesin për fëmijët me nevoja të veçanta si dhe 12 video si materialë për vetëdijesim të fëmijëve duke filluar nga 1- 12 klasë. MASHT-i gjatë muajve tetor/nëntor ka realizuar shumë aktivitete sensibilizuese për edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues me prindër, mësimdhënës në shkolla duke përfshirë këshillin e prindërve në nivel qendror dhe këshillat e prindërve në nivel shkolle. MASHT-i do të vazhdojë punën me aktivitete edhe për vitin 2024”m thuhet në përgjigjen e MASHTI-t.
Edhe njohës të arsimit në vazhdimësi vlerësojnë se edukimi seksual i të rinjve është i rëndësishëm, për arsye se informohen për temat të cilat vazhdojnë të jenë tabu në shoqëri. Edukimi seksual është i përfshirë si temë në disa lëndë siç janë Biologjia, Edukata qytetare dhe Edukata fizike.
Ndryshe Shkolla fillore “Astrit Bytyqi” në Ferizaj është shkolla e vetme në Kosovë që lënda e Edukimit Seksual ligjërohet si lëndë e veçantë një herë në javë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hoti: Kosova kur koordinohet me aleatët anëtarësohet, nuk kushtëzohet – përmend anëtarësimin në disa organizata
SPB-Tetovë: 10 punonjës nga Nepali të cilët po punonin në një objekt hotelerik janë larguar nga vendi
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend