Një studim i kohëve të fundit shqyrtoi një pyetje interesante: kur fillon ta paguajë veten një veturë?
Ky hulumtim është kryer në Gjermani, nën kujdesin e një organizate që merret me ndikimin e trafikut në mjedis dhe rezultatet janë paraqitur në raportin “Shared Mobility’s Global Impact”.
Përfundimi është ky: pronarët e veturave që ngasin më pak se 15 mijë kilometra në vit, do të thotë se po dalin në humbje. Në këtë rast, për ta është më fitimprurëse të përdorin një taksi, veturë me qira, skuter elektrik ose biçikletë elektrike për transport.
Gjatë analizës është marrë parasysh kostoja totale e pronësisë në çmim për kilometër për SUV, vetura kompakte dhe të klasit të lartë. Kjo më pas u krahasua me çmimin për kilometër të shërbimeve të tjera (p.sh. taksitë) që nuk kanë kosto shtesë.
Një vështrim më i afërt i çështjes na tregon se për ata që udhëtojnë deri në 5000 kilometra në vit, është më mirë të përdorin skuter elektrikë ose biçikleta elektrike.
Nëse udhëtoni deri në 12 mijë kilometra në vit, atëherë një taksi është më e lirë se një veturë e klasit më të lartë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E kishte aktivizuar opsionin e vozitjes autonome – Tesla për pak sa nuk u përplas në trenin në lëvizje në Ohio
Servisi më i shtrenjtë se vetura, Rolls-Royce i prodhuar në vitin 2004 kushtoi 70 mijë dollarë – për riparim u shpenzuan 79 mijë
Çfarë gabimesh bëjmë kur ruajmë gomat?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251