LAJMI I FUNDIT:

Mirela Kanini: ‘Ka edhe dhembje të bukur!’

Mirela Kanini: ‘Ka edhe dhembje të bukur!’

Mirela Kanini është shkrimtare, kurse libri i saj më i ri ‘Për pak dashuri’ është roman!

Ky do të ishte me një fjalë përkufizimi, pasi ta kesh lexuar romanin në fjalë.

Në 222 faqe, romansierja Mirela trajton fatin nopran (fati dhe dashuria nuk kontrollohen), të një vajze shqiptare, e cila kalon nëpër kalvarin e vuajtjes, fal rrethanave, ndërskamcave, mërive, xhelozive dhe paragjykimeve, të cilat si re e zezë e përcjellin në çdo hap!


Përmes këtij romani Mirela Kanini, tregon se dashuria është ndjenjë, se ajo nuk i ‘nënshtrohet’ arsyes, se dashuria shpesh është e pa kontrolluar, se ajo shpesh krijon ‘dhembje të bukur’, se ajo shpesh përcillet me fatalitet, por askush dhe askurrë nuk duhet hequr dorë nga ajo, sepse është e vetmja ndjenjë e sinqertë dhe e vërtetë!

Pra, edhe verbëria dashurore, shkëlqen në mënyrë meteorqe!

‘Mos u bëj poet, nëse s’mund të vdesësh për secilin varg’, do të shkruante poeti Azem Shkreli. Pandan kësaj thënie emblematike, edhe shkrimtarja përtej oqeanike, Mirela Kanini sikur apelon ‘Mos u dashuroni me pasion, nëse nuk mund ta përballoni peshën e saj’!

Shkrimtarja nga Jugu i Shqipërisë, por që prej kohësh jeton në Çikago, ku edhe udhëheq Shoqatën Pan Shqiptare ‘Vatra’, është e njohur për trajtimin e temave të rënda, të cilat i shtjellon me kujdes dhe me një sens tepër të veçantë e prekës.

Romanet e saja, “Klienti”, “Mëkatet e zonjës Ema”, “Trafikanti”, “Mallkimi i mellonëve” dhe ky më i riu – “Për pak dashuri”, rrekën me tema të vërteta, dhe në të trajtohet jeta, me plot hire e kthesa.

Ajo iu jep përgjigje/evidentime dhe zgjidhje shumë fenomeneve delikate në shumë rrafshe.

Duke lexuar romanet e Mirela Kaninit, kupton se autorja ka zemër, ndjenja, keqardhje, humanizëm, por edhe një shpirt të fortë e delikat.

Ajo, nuk jepet për asnjë çast, por rrëfimet i trajton më guxim e me afsh. Së këndejmi e përgëzojmë zonjën Mirela me shumë dashuri, për romanin e saj më të ri “Për pak dashuri”!

Shaqir Foniqi

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori