Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha sot se arsimi dhe aftësimi profesional është thelbësor për mirëqenien sociale në vend.
Kurti këto komente i bëri në lansimin e fushatës për imazhin e arsimit dhe aftësimit profesional.
“Qarkullimi i ekonomisë sonë ka parë një rritje të jashtëzakonshme, nga 12.56 miliardë euro në vitin 2019, në 18.15 miliardë euro në vitin 2022, një rritje prej 44.5%. Të hyrat nga taksat në periudhën 2020-2022 u rritën me 47%, pa e ndryshuar politikën fiskale. Investimet në vendin tonë kanë qenë të fuqishme, me investimet e huaja direkte që janë dyfishuar për dy vite.
Vetëm në vitin 2022, ne regjistruam 772 milionë euro në Investime te Huaja Direkte, në total prej 1.2 miliardë euro për dy vitet e fundit. Rritja jonë ekonomike në vitin 2022 ishte 5.2%, dhe për vitin 2021 në një nivel impresiv prej 10.7%. Ndërkaq këtë vit duket se do të mund ta përmbyllim me një rritje ekonomike prej 3,8%”, tha ndër të tjera Kurti.
Duke u gjendur para kryqëzimit të ndryshimeve globale dhe rritjes ekonomike, ku kërkohet një fuqi punëtore e aftë, e adaptueshme dhe inovative, kryeministri Kurti theksoi se Arsimi dhe Aftësimi Profesional është thelbësor për mirëqenien sociale.
“Duke mësuar nga modeli gjerman, qeveria jonë synon të integrojë praktikat më të mira me kontekstin tonë unik; një sistem i cili i përgjigjet nevojave të ekonomisë dhe shoqërisë sonë, por edhe potencialeve të vendit tonë. Këtu bashkëpunimi i ngushtë mes kompanive, shoqatave përkatëse, shkollave profesionale, nxënësve por edhe prindërve tonë, është parakusht i çdo përpjekjeje institucionale për ndërtimin e sistemit dual”, tha kryeministri gjatë fjalës së tij.
Ai po ashtu tha se përveçse do të plotësohen vendet e lira të punës, duke zhvilluar dhe pilotuar sistemin dual, tashmë në 12 profile, në 21 shkolla e në 14 komuna, njëherit po ndërtojnë themelin për të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Përmes kësaj fushate, kryeministri rekomandoi që kompanitë t’i adresojnë propozimet e tyre te Ministria e Arsimit dhe te shkollat përkatëse në komunat e tyre, ndërkaq odat t’iu ndihmojnë kompanive anëtare në mbledhjen e kërkesave që nga viti shkollor 2024/25 të kemi hapësira të mjaftueshme nëpër shkolla profesionale për t’i përgatitur nxënësit.
Në anën tjetër, për nxënësit dhe prindërit kjo fushatë është një thirrje për të njohur mësimin dhe sistemin dual si një rrugë e qëndrueshme dhe e vlefshme drejt suksesit personal e profesional, pasi siç tha kryeministri, sistemi dual do të thotë edhe karrierë, jo vetëm aftësim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas Trumpit, edhe Melania lanson kriptomonedhën e saj "$Melania"
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
Trump lanson kriptomonedhën e tij $Trump
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet