LAJMI I FUNDIT:

Një veturë është përmbysur në kryqëzimin e ri në Komunën e Aerodromit

Një veturë është përmbysur në kryqëzimin e ri në Komunën e Aerodromit

Një veturë është përmbysur në kryqëzimin e ri para pishinës ushtarake, afër shkollës fillore “Ljuben Lape” në lagjen Aerodrom. Për momentin nuk ka informacione për viktima apo të lënduar të mundshëm.

Fotot e aksidentit të tmerrshëm u shfaqën në Facebook dhe apelojnë për rritjen e sigurisë në rrugë.


Në aksident kanë marrë pjesë dy automjete, një Renault Megane që ka vetëm dëme të vogla materiale dhe një mjet tjetër i cili është kthyer në çati.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht përballë një shkolle fillore, ku po ecin fëmijët e vegjël. /Telegrafi/