LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Aparate të reja për plektrokardiografi në Shtëpinë Shëndetësore të Kumanovës

Mexhiti: Aparate të reja për plektrokardiografi në Shtëpinë Shëndetësore të Kumanovës

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot ka vizituar Shtëpinë Shëndetësore të Kumanovës, ku ka përfunduar procesi i renovimit, me qëllim të ofrimit të kushteve moderne të punës që i meritojnë pacientët dhe punëtorët shëndetësorë.

“Sot jam në Kumanovë, ku janë bërë disa renovime. Janë ndërruar dritaret, është vendosur ngrohja qendrore, ambulanca dhe reparti i fëmijëve janë të pajisur me mobilje të reja, dhe klinika dentare ka karrige të reja pune. Janë ndërruar edhe kulmet e klinikës “Tode Mendol”, e cila është pjesë e Shtëpisë Shëndetësore në Kumanovë”, njoftoi Mexhiti.


Gjatë vizitës, Mexhiti informoi se në Shtëpinë Shëndetësore janë pranuar edhe aparate të reja elektrokardiografike, audiometër dhe aparat skrining okulistik që do të përdoret për të kontrolluar aftësinë për të parë për kandidatët për patentë shofer, punësim, arsimim dhe ekzaminime sistematike.

Procesi i renovimit, i cili do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e kujdesit shëndetësor të ofruar nga Shtëpinë Shëndetësore të Kumanovës, ka zgjatur një vit dhe investimi është mbi 11,3 milionë denarë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori