LAJMI I FUNDIT:

Në mes të rrethimit, Palestina luajti ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror, ata dolën në fushe me shallet tradicionale

Në mes të rrethimit, Palestina luajti ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror, ata dolën në fushe me shallet tradicionale

Futbollistët e Libanit dhe Palestinës barazuan (0-0) në xhiron e dytë të kualifikimeve aziatike për Kupën e Botës.

Për shkak të situatës së luftës, ndeshja u luajt në Emiratet e Bashkuara Arabe (Sharjah) pa praninë e shikuesve dhe pavarësisht dominimit të palestinezëve dhe disa rasteve të mira, fitues nuk pati.

Para fillimit të ndeshjes, palestinezët dolën në fushë me pajisje “ekstra”, dhe bëhet fjalë për të ashtuquajturat ‘Keffiyeh’ – shall tradicional nga ky vend.


Për palestinezët, ky shall është simbol i rezistencës dhe luftës për liri, dhe ata e shfrytëzuan rastin për ta prezantuar në këtë ndeshje, e cila filloi me një minutë heshtje në kujtim të atyre që vdiqën gjatë rrethimit izraelit të Gazës.

Ndryshe, dy përzgjedhjet më të mira nga secili grup do të kalojnë në raundin tjetër të kualifikimit. Në këtë grup u luajt edhe ndeshja mes Australisë dhe Bangladeshit, në të cilën australianët fituan 7-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një muaj nga starti i Ligës Premier: Super kompjuteri parashikon kampionin e sezonit 2024/25

Një muaj nga starti i Ligës Premier: Super kompjuteri parashikon kampionin e sezonit 2024/25

Premier League

"Mënyra se si ai luan është e pabesueshme" - Kakas iu kërkua të zgjedhë mes Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Zyrtare: Man City bën goditjen e parë në këtë afat kalimtar, nënshkruan për pesë vite me Savinhon

Zyrtare: Man City bën goditjen e parë në këtë afat kalimtar, nënshkruan për pesë vite me Savinhon

Premier League
Dështuan në Yoron, Real Madridi gjen një tjetër top mbrojtës - kushton 40 milionë euro

Dështuan në Yoron, Real Madridi gjen një tjetër top mbrojtës - kushton 40 milionë euro

La Liga
Agjenti i Olmos takohet me gjigantin evropian, zyrtarizimi brenda 48 orëve

Agjenti i Olmos takohet me gjigantin evropian, zyrtarizimi brenda 48 orëve

Bundesliga
Mendes ia ofroi Perezit një top lojtar, presidenti i Real Madridit e refuzoi menjëherë

Mendes ia ofroi Perezit një top lojtar, presidenti i Real Madridit e refuzoi menjëherë

La Liga
Kalo në kategori