LAJMI I FUNDIT:

A beson Elon Musk në Zot? – Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se “nuk ka një plan pas këtij krijimi”

A beson Elon Musk në Zot? – Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se “nuk ka një plan pas këtij krijimi”

Titani i teknologjisë, Elon Musk në një podkast me Lex Fridman ka deklaruar se ai beson në Zotin që definohet nga Spinoza.

Sipas kësaj pikëpamjeje, Zoti është vetë universi dhe e shpërfaq veten përmes ligjeve të fizikës ose siç ka thënë fizikani teorik, Albert Ajnshtajn “përmes harmonisë së ligjshme të botës”, transmeton Telegrafi.

“Nëse i kthehemi pyetjeve të mëdha edhe një herë, ju keni thënë se jeni me të njëjtin mendim me Ajnshtajnin, që besoni në Zotin e Spinozës”, u pyet Elon Musk nga Fridman derisa përgjigjja e tij ishte: “po”.


“Po. Unë do të pajtohesha se Zoti, ose simuluesi, ose kushdo një qenie supreme, apo qeniet supreme e shpërfaqin veten përmes fizikës, ata janë krijues të kësaj ekzistence dhe e kemi për detyrë të kuptojmë më shumë rreth këtij krijimi të mrekullueshëm”, deklaroi shefi i kompanisë SpaceX.

Musk tha se ndoshta nuk ekziston një ‘master-plan’ prapa këtij krijimi.

“Pra, nëse jemi në një simulim, arsyeja pse këto qenie supreme e menaxhojnë këtë simulim është për të parë se çfarë do të ndodh. Kështu që, ata nuk e dinë se çfarë ndodh, përndryshe nuk do e mbanin këtë simulim”.

“Kur njerëzit krijojnë një simulim, p.sh në SpaceX dhe në Tesla ne krijojmë simulime gjatë gjithë kohës. Sidomos për raketa, duhet të kryejmë shumë simulime për të kuptuar se çfarë do të ndodhë, sepse nuk mund ta testojmë raketën derisa ta dërgojmë në hapësirë dhe ne duam që të funksionojë. Por ne i bëjmë simulimet për të parë se çfarë ndodhë, nëse do e dinim se çfarë do të ndodhte ne nuk do t’i bënim simulimet. Pra, kushdo që e krijoi këtë ekzistencë, janë duke e operuar sepse nuk e dinë se çfarë do të ndodhë”, potencoi Musk. /Telegrafi/