Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Federatën Italiane të Volejbollit (FIPAV).
Marrëveshja është nënshkruar sot (e enjte), nga presidentët e këtyre federatave, Bahri Gjinovci e Giuseppe Manfredi, në selinë e Komitetit Olimpik të Kosovës.
I pranishëm, për të dhënë përkrahjen e tij ka qenë edhe zv. Presidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), Renato Arena, përmes prezencës të së cilit është konfirmuar edhe mbështetja e shtëpisë evropiane të volejbollit për këtë projekt.
Presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci ka folur për rëndësinë e kësaj marrëveshje, të arritur me një vend që është superfuqi në sportin e volejbollit.
“Pas shumë bisedave që i kemi patur me z. Manfredi, jam shumë i lumtur që nga sot federata italiane, si superfuqi e volejbollit, do të jetë partner i Federatës së Volejbollit të Kosovës, në aspektin e zhvillimit të volejbollit e me theks të veçantë në atë të zhvillimit të trajnerëve” – ka thënë mes tjerash Gjinovci.
Në anën tjetër Manfredi, ka folur për përvojat nga bashkëpunimet dhe ndihmën, që Italia e ka dhënë edhe për vendet tjera si Irlanda, Shqipëria, Turqia etj.
Manfredi ka thënë se ka parë pasion e dëshirë të veçantë te drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës, me të cilën nga sot e fillojnë edhe bashkëpunimin reciprok.
Shenjat e para të këtij bashkëpunimi do të vërehen në kampin përgatitor, që sot e nesër do të mbahet në Prishtinë, e ku 4 trajnerët më të mirë në Itali për grupmoshat e reja, do të ndajnë njohuritë e tyre me djemtë e vajzat e përzgjedhura nga kombëtaret e të rinjve dhe të rejave.
Gjinovci në fund, i ka dhuruar nga një fanelë të personalizuar të Kombëtares së Kosovës në volejboll, Presidentit të FIPAV Giuseppe Manfredi dhe zv. Presidentit të CEV Renato Arena.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251