LAJMI I FUNDIT:

Wizz Air arrin rekord të ri veror, 33 milionë pasagjerë

Wizz Air arrin rekord të ri veror, 33 milionë pasagjerë

Fluturimet verore të vitit 2024 tani në ofertë; Fluturime drejt Italisë, Francës, Belgjikës, Greqisë, duke filluar nga vetëm 9.99 euro

Wizz Air, kompania ajrore me rritjen më të shpejtë në Europë si dhe kompania më e qëndrueshme në nivel botëror, ka njoftuar një rekord të ri veror me 33 milionë pasagjerë gjatë periudhës së prillit deri më shtator 2023.

Rezultatet tregojnë një rritje të dukshme për kompaninë europiane, ku numri i pasagjerëve është rritur me mbi 24% krahasuar me verën e kaluar.

Me mbi 33 milionë pasagjerë në bord gjatë sezonit veror, udhëtarët  zgjedhin t’i rezervojnë paraprakisht biletat, për të siguruar pushimet e tyre të merituara, duke shijuar pushime në plazh, ture në qytete si dhe vizitat tek familjarët e tyre.

Në Shqipëri, Wizz Air ka arritur rezultate mbresëlënëse, me një rritje prej 45% nga viti në vit gjatë sezonit të verës, ndërsa ka kapur 99.57% të normës së fluturimeve të përfunduara në periudhën gusht-shtator. Destinacionet më të njohura për pasagjerët shqiptarë gjatë verës së këtij viti përfshinin Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Si rrjedhojë e rezultateve të forta, Wizz Air ka njoftuar fluturimet e verës së vitit 2024, të cilat janë tashmë në shitje duke filluar nga vetëm 9.99 euro*. Këto çmime inkurajojnë pasagjerët t’i rezervojnë tani pushimet e tyre verore me kosto të përballueshme. Pasagjerët mund të rezervojnë biletat e tyre nga Tirana drejt 35 qyteteve italiane, si dhe drejt destinacioneve të famshme europiane: Athinë (Greqi), Paris (Francë), Bruksel (Belgjikë) dhe drejt linjave më të reja Valencia (Spanjë) dhe Leipzig (Gjermani).

Tamara Nikiforova, Menaxhere e Marrëdhënieve të Korporatës, tha:

 “Mbi 33 milionë pasagjerë zgjodhën të fluturojmë me Wizz Air gjatë kësaj vere dhe ne u jemi mirënjohës për besimin e dhënë.

Ne besojmë tek udhëtimet me çmime të përballueshme dhe jemi të kënaqur të ofrojmë një shumëllojshmëri opsionesh për pushimet verore.

Me njoftimin e fluturimeve të vitit 2024, pasagjerët mund t’i planifikojnë pushimet e tyre paraprakisht. Ne jemi të lumtur të mirëpresim më shumë pasagjerë në bord ndërsa i ndihmojmë ata të eksplorojnë destinacione të reja me miqtë apo familjen e tyre gjatë 12 muajve të ardhshme”.

Fluturimet mund t’i gjeni të disponushme në aplikacionin online të Wizz Air: Wizzair.com

Rreth kompanisë Wizz Air

Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 191 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 56.7 milionë pasagjerëve gjatë periudhës 12-mujore, e cila përfundon më 30 shtator 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022 dhe “Linja Ajrore me kosto më të ulët në Europë 2023, nga World Travel Awards.

Për më shumë informacion:

Wizz Air:

V+O Communication Albania: info@vando.al

Wizz Air:

Na ndiqni në Instagram: @Wizzair

Na ndiqni në Facebook: @Wizzair

Na ndiqni në Twitter: @Wizzair

Na ndiqni në TikTok @Wizzair

Në trend Ekonomi

Më shumë
Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Fafa Resort
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Fasada ventiluese e Mercom Company, një pikë referuese për të ardhmen e ndërtesave tuaja

Fasada ventiluese e Mercom Company, një pikë referuese për të ardhmen e ndërtesave tuaja

Mercom Company
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Euro Auto Ekspertizë - Dynomark
Kalo në kategori