Abcnews ka zbardhur dëshminë e 30-vjeçares nga Pogradeci, Eglanta Isufi, e cila braktisi në bodrumin e një pallati në Yzberisht foshnjën e saj të porsalindur.
Ajo ka deklaruar se punon në një fabrikë këpucësh, ndërsa shton se i dashuri i saj e ka braktisur dhe nuk është interesuar për të pasi ka mbetur shtatzënë.
Ajo është shprehur se nuk ka qenë e martuar dhe nuk e mbante dot fëmijën. Nëna nga Pogradeci ka dhënë edhe emrin e të dashurit të saj, i cili është marrë në pyetje nga prokuroria.
“Punoj në një fabrikë këpucësh. I dashuri quhet Klodi, më ka braktisur dhe nuk është interesuar pasi mbeta shtatzënë. Më zunë dhimbjet dhe shkova te garazhi, nuk e mbaja dot sepse kisha presionin e familjarëve që nuk e pranonin pasi isha e pamartuar”, ka deklaruar ajo.
Foshnja e saj u dërgua me shenja jete në Maternitetin “Koço Gliozheni”, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë. Gjykata e Tiranës, këtë të diel caktoi për 30-vjeçaren masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251