LAJMI I FUNDIT:

Makina më e shëmtuar në botë do të dalë në shitje në ankand

Makina më e shëmtuar në botë do të dalë në shitje në ankand

Makina ndoshta më e ‘shëmtuar’ në botë, Alfa Romeo Castagna Vittoria e vitit 1995, do të dalë në ankand më vonë këtë muaj në ekspozitën “Autoclassica” në Milano të Italisë.

Bazuar në një Alfa Romeo 75 të vitit 1987, Castagna Vittoria u ndërtua për Panairin e Makinave në Gjenevë në vitin 1995 nga fabrika Carrozzeria Castagna, shkruan Drive, transmeton Telegrafi.


Castagna u bë e famshme gjatë viteve 1920 dhe 1930 duke krijuar baza të automjeteve me porosi për brendet sikurse Fiat, Alfa Romeo madje edhe për markën ndërkombëtare si Duesenberg nga SHBA.

Shtëpia e dizajnit u mbyll në vitin 1954, por u ringjall në vitet 1990 dhe përdori modelin Vittoria si një mënyrë për të krijuar vëmendje. /Telegrafi/