LAJMI I FUNDIT:

Keni vënë re ndryshk në sendet metalike në shtëpi? Agjentin e pastrimit e keni në frigorifer

Keni vënë re ndryshk në sendet metalike në shtëpi? Agjentin e pastrimit e keni në frigorifer
(Foto: Pexels)

Nëse keni vënë re ndryshk në sipërfaqet metalike në shtëpinë tuaj – gjithçka që ju nevojitet për të pastruar njollat ​​është salca e domateve (ketchup)

Sipërfaqet e çelikut dhe sipërfaqet tjera metalike në shtëpinë tuaj që lagen shpesh, janë veçanërisht të prira ndaj ndryshkut, megjithatë, kjo nuk do të thotë se ju duhet t’i zëvendësoni plotësisht pasi të shfaqen disa njolla të errëta.


Gjithçka që ju nevojitet është salca e domateve. Ketchup-i jo vetëm që pastron argjendin, por “bën mrekulli” në objektet prej hekuri dhe çeliku. Për t’i trajtuar njollat ​​e vogla të ndryshkut me ketchup, aplikoni një sasi të madhe në zonën e prekur. Pasi ta bëni këtë, lëreni të thahet për disa orë.

Megjithëse ky truk mund të mos funksionojë mirë në sipërfaqet me një shtresë të trashë ndryshku të ngurtësuar, mund të shtoni pak uthull dhe pak ketchup shtesë kur shtresa aktuale të thahet.

Si të hiqni ndryshkun nga objektet? Provoni Cola-n, por ka edhe disa truke të tjera efektive
Lexo po ashtu Si të hiqni ndryshkun nga objektet? Provoni Cola-n, por ka edhe disa truke të tjera efektive

Për njollat ​​e forta, mund të përdorni një furçë teli apo edhe letër alumini për ta hequr ndryshkun nga metali.

Nëse kjo nuk ju ndihmon, mund ta bëni një hap më tej dhe të bëni një pastë me sodë buke dhe ujë, lëreni të qëndrojë për një orë përpara se ta fshini. Kjo, e kombinuar me ketchup, duhet të ndihmojë që pajisjet tuaja të duken si të reja. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Intimitet dhe Pasion
Prindërit mbivlerësojnë më shumë aftësitë matematikore të djemve sesa të vajzave, thotë studimi

Prindërit mbivlerësojnë më shumë aftësitë matematikore të djemve sesa të vajzave, thotë studimi

Lifestyle
Disa fantazi kënaqësie që duhet t'i provosh të paktën një herë të vetme në jetë

Disa fantazi kënaqësie që duhet t'i provosh të paktën një herë të vetme në jetë

Intimitet dhe Pasion
Ky vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt

Ky vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt

Udhëpërshkrime
Pesë hile që kënaqësia të zgjasë sa të doni ju!

Pesë hile që kënaqësia të zgjasë sa të doni ju!

Intimitet dhe Pasion

"Ajo shumë ngadalë - ai shumë shpejt"

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori