LAJMI I FUNDIT:

Çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë, Shkupi ndaj Rabotniçkit, Voska takohet me Bregallnicën

Çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë, Shkupi ndaj Rabotniçkit, Voska takohet me Bregallnicën

Faza e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut do të jetë në program ditën e nesërme.

Shkupi në këtë fazë do të përballet me Rabotniçkin në stadiumin “Boris Trajkovski”, ndërsa para këtij dueli nga tabori i bardhebluve ka folur mesfushori, Ali Adem.


“Jemi përgatitur maksimalisht edhe për ndeshjen e kupës, ashtu sikurse kemi bërë deri më tani për ndeshjet tjera”, ka thënë Adem.

“Sigurisht se vijmë pas një jave shumë të ngjeshur dhe të ngarkuar, pasi që në fundjavë na pret dhe një duel tjetër mjaft i rëndësishëm në Kratovë kundër Sileksit. Por ne kemi planet tona dhe futemi në këtë ndeshje për të marrë fitore”.

“Besoj se nëse zbatojmë urdhrat e trajnerit, nuk do të kemi asnjë problem ndaj Rabotniçkit, të cilët i fituam në kampionat. Kjo nuk do të thotë se e nënvlerësojmë kundërshtarin, por do të dalim në këtë ndeshje maksimalisht të motivuar”, ka shtuar më tej ai.

Skuadra tjetër shqiptare, Voska Sport do të përballet me Bregallnicën e Shtipit, përderisa në dy takimet tjera Makedonija Gjorçe Petrovi i matë forcat me Sileksin dhe Tikveshi me Brera Strumicën.

Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen nesër nga ora 13:00, ndërsa edhe në këtë fazë kualifikuesi për në raundin e radhës do të vendoset me një ndeshje, ku në rast barazimi në kohën e rregullt, fituesin e përcaktojnë direkt penalltitë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Kalo në kategori