LAJMI I FUNDIT:

Limuzina elektrike e Mercedes mund të ketë mbi 1.400 kuaj-fuqi

Limuzina elektrike e Mercedes mund të ketë mbi 1.400 kuaj-fuqi

Mercedesi është duke përgatitur alternativën elektrike për GT 63 Coupe, që do të jetë konkurrent i veturave siç janë Tesla Model S, Lucid Air, Porsche Taycan dhe Audi e-tron GT.

Pritet të ketë më shumë fuqi motorike sesa hibridi aktual GT 63 SE Performance, që ka 831 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.

Ky model i ri “nga koka të këmbët” do të zhvillohet nga Mercedes dhe do të ketë arkitekturë të re të njohur si AMG. EV.


Mercedes akoma nuk flet zyrtarisht për specifikat, por Autocar shkruan se kreu i njësisë së prodhimit ka deklaruar se një nga motorët e tyre prodhon 480 kuaj-fuqi.

E nëse vendosin për trefishim të fuqisë siç është rasti i disa konkurrentëve, është e qartë se mund të ketë mbi 1.400 kuaj-fuqi.

Përveç këtij modeli, edhe versionet elektrike BMW M3 dhe Audi RS6, janë të gatshme të bëjnë të njëjtën në tregun e limuzinave shumë të fuqishme elektrike. /Telegrafi/