Kristo Mërtiri
Nëpër media, në mes të tetorit u publikua një lajm jo pak trishtues: Mbi 30 mijë gra e burra të moshuar jetojnë të vetmuar në qytete e fshatra. Pritëm ndonjë reagim serioz nga institucionet shtetërore e private, nga OJF-të a OJQ-të, nga intelektualë me grada e pa grada shkencore, që janë kurdoherë gati të ligjërojnë nëpër ekrane deri edhe për qentë e macet. Por, nuk pipëtiu asgjë përballë kësaj drame sociale që pikon dhimbje e mjerim.
E ritheksojmë: mbi 30 mijë të vetmuar! Por, ka pasur edhe një shifër tjetër drithëruese tre vjet më parë. Informacionin alarm e dha Njësia e Kombeve të Bashkuara (ILO): 91 mijë qytetarë të moshës mbi 65 vjeç kishin nevojë për përkujdesje afatgjate sociale.
Ku është fshehur vallë dinjiteti i pleqërimit? Vetëm te heshtja e rëndë e flokëbardhëve, që punuan e sakrifikuan një jetë të tërë në shërbim të atdheut, familjes e shoqërisë? Apo te hapat e tyre pa zhurmë përballë kafeneve, duke numëruar qindarkat e rralluara në xhep?!
Kam parë heronjtë e vërtetë të hidrocentraleve e minierave, të bujqësisë e blegtorisë etj. (personazhet e dikurshme të shkrimeve të mija) dhe më ka pushtuar një trishtim jo i zakontë. Sikur i mbulon një mjegullnajë kur lexojnë çmimet e kripura nëpër dyqanet ushqimore e supermarkete; te perimet e frutat e stinës që shpesh ua bëjnë me sy.
Dikush merr ca kokrra. Të tjerë largohen e mërmëritin me veten, duke u ndalur si të pagojë te sportelet e bukës. Nuk mungojnë edhe listat në fletoret e shitësve. “Borxhe” që duhen shlyer në fund të muajit, kur të marrin pensionin “sa një kokërr hudhër” në qesen e fukarallëkut. Në ato përçapje tronditëse përmes bollëkut në tezga, në ato “lista urie” ulëritëse nuk gjen asnjë emër politikani, deputeti, zyrtari të lartë e të mesëm, biznesmeni a drejtues të OJF-ve e OJQ-ve. Nuk po flasim hiç për dyqanet luksoze ku nuk kanë hyrë asnjëherë pensionistë të tillë, që mund të kullosin vetëm vështrimin nga vitrinat verbuese. Një lloj largimi i frikshëm e pikëllues.
Pa llogaritur këtu qiratë a kreditë e shtëpive, ujin, energjinë elektrike dhe ilaçet e mafies farmaceutike që rrjepin të gjallë e të vdekur; laboratorët e analizave të ndryshme mjekësore, klinikat dentare të pamëshirshme përballë gojëve masive mazgallë pa dhëmbë e dhëmballë etj..
Po ata qindra të vetmuar (çift ose jo) që nuk kanë asnjë burim ndihme nga fëmijët këtu dhe në emigracion? Po për ata që jeta dhe fati i ka lënë pa pasardhës?! Cila Bashki dhe Njësi Administrative në qytete e në fshatra i ka evidentuar me emra e mbiemra dhe sa përkujdesen praktikisht me ndihma financiare e materiale?
Pasqyra të tilla emergjence, mendoj se duhet t’i ketë mbi tavolinat e punës çdo zyrtar i pushtetit lokal e qendror. Sepse, nuk është vetëm faji i uljes së lindjeve, i jetëgjatësisë apo i plagës së pambyllur të emigracionit.
Qeveritë vijnë e shkojnë, por politikat e tyre sociale, në fund të fundit nuk peshohen e as maten me lartësitë e kullave dhe me milionat e objekteve qiellgërvishtëse. Përballë kësaj shtrese që ka dhënë shumë mund e djersë për Shqipërinë tonë, duhet të ulin kokën pasanikët me pushtet e pa pushtet, çdo zengjin i pacipë që shet leksione me okë për demokracinë e kapitalizmin. Ka një tabor jo të vogël me nëpunës, specialistë, me sociologë e psikologë që i bëjnë hyzmet borderosë personale duke gatuar raporte, fjalime, evidenca memece dhe teorizime pa brumë.
Së pari, shifrat e INSTAT-it (pa vlerësuar e verifikuar vërtetësinë e thatë të tyre) duhet të ngrenë në këmbë administratën shtetërore. Administratë që Qeveria Rama po ia plotëson me të drejtë mjaft kërkesa e ankesa, duke filluar me rrogat; banesat me zero përqindje kredie etj. Por, hendeku i madh në raport me mbi 30 mijë të moshuar e të vetmuar nëpër Shqipërinë tonë hallemadhe, vetëm barkplotëve e zemërgurëve nuk ua bën dot qejfin qeder …
Asnjë konferencë shtypi nuk jepet për publikun. As formalisht. I ka gllabëruar Polit(h)ika, interesat private. Bashkë me shumicën e ekraneve në metropol që bombardojnë pa pushim me të njëjtat lajme për liderët e vjetër e të rinj. Me orë të tëra torturohen kameramanët e gazetarët, duke u ngujuar në dyer partish e gjykatash. Sikur presin xhevahire a hata nga qielli e toka! Pra, si gjithnjë, brenda unazës kryeqytetase. Se ç’bëhet nëpër rrethina nga Veriu në Jug apo si e shtyjnë ditën, javën e muajin “shtresat në nevojë”, kujtohen rrallë e për mall. Ndizen e fiken shpejt përmes mjegullnajës politike. Asnjë seancë parlamentare e posaçme për fakirfukarenjtë dhe sidomos për mijëra pleqtë e vetmuar.
Nuk thoshte kot G. Markezi: “Nuk kam frikë nga vdekja, por nga pleqëria …”. Por, pushtetarë, opozitarë e të kamur harrojnë të nderojnë pleqërinë. Na duken si “pa shpirt njeriu”. Harrojnë se ajo moshë është e ardhmja e secilit me kolltuk e pa kolltuk. Mijëra të thinjur e të heshtur në vetminë vrastare, janë në mjerim të plotë pasi pensioni mesatar në vend është më i ulët se kufiri i rrezikut për të qenë i varfër. Dhe, shifrat tronditëse nuk po i lëvizin hiç politikëbërësit socialë në mazhorancë e në opozitë. Ndonjë protestë spontane si ajo për statusin e minatorit, i ngjan flakës së kashtës.
Shumë pyesin: Ç’u bënë drejtuesit “rebelë” të sindikatave të djeshme, pse kanë humbur si kripa në ujë?
Disa prej tyre paskan rrëmbyer djersën e punëtorisë, shtëpitë e pushimit në mal e në det, fabrika, mensa, zyra, galeri, hotele etj. Kur të merret seriozisht shteti i së drejtës me këta kusarë, mjaft të moshuar do kenë ikur nga kjo botë e trazuar. Do të kenë ikur me ëndrra dëshpëruese e zhgënjyese tepër të hidhura. Tani po i mbajnë sytë, veshët dhe mendjen te SPAK-u, që më në fund guxoi të prekë të paprekshmit, bejlerët dhe agallarët e tranzicionit “demokratik”.
Pastë udhën e mbarë! Sepse e vërteta mund të zhytet, por nuk mbytet … Pleqëria vjen me kusure! E tha bukur poeti e këngëtari popullor nga nahija ime. Pleqërimi me dinjitet, të mos mbetet si një parullë joshëse e kapitalizmit shqiptar të egër. Por, edhe fondet jo të pakta nga europerëndimorët për OJF-të e OJQ-të, të mos majmin drejtuesit e tyre pehlivanë, siç ka ndodhur shpesh në praktikë. Ose sekuestrimet me miliona e miliarda para të pista, a do u shërbejnë shtresave në nevojë? Kjo pyetje po qarkullon tani vonë te këta njerëz e veçanërisht te mijëra të vetmuar.
Përgjigjet institucionale nuk duhet të mungojnë. Pa pritur daullet e vjetra e të reja elektorale. Dritëroi ynë i madh, te kapitulli “Vjersha të hidhura”, na ka lënë mjaft vargje gjithnjë aktuale, drithëruese e emocionuese për moshën e tretë: “E di se pleqtë e shkretë aspak s’i doni / Megjithatë ruajini kockat e tyre të forta / Një ditë mbase do t’i kërkoni / T’i bëni lugë apo lloze për porta …”!
Po për vetminë e nëmur të mbi 30 mijë flokëbardhëve që nuk kanë njeri as “t’u shtrydhë në buzët limonë”, a do të lëvizin shpejt strukturat shtetërore?
Shumica e tyre janë nga ai brez i artë që bëri e mbajti Shqipërinë në këmbë. Me djersë e ndershmëri, me dinjitet e atdhetari të pashoqe!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin