LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka qeli për të burgosur, brenda stacionit më të ri në Britani – që mund të jetë më i vogëli në këtë shtet

Nuk ka qeli për të burgosur, brenda stacionit më të ri në Britani – që mund të jetë më i vogëli në këtë shtet

Një stacion i ri i policisë është hapur në Sussex të Britanisë së Madhe, që mund të jetë më i vogëli në këtë shtet evropian – me përmasa 2 metra e gjysmë me dy metra.

Ky stacion u hap në qytezën Crawley, si një urgjencë pas disa therjeve me thikë që ndodhën në këtë rajon, transmeton Telegrafi.


Stacioni ka vetëm një hapësirë të vogël sa për disa karrige, nuk ka qeli burgu për të mbajtur të arrestuarit, por do të shërbejë për banorët e atjeshëm që kanë brenga të ndryshme dhe ato do t’i raportojnë atje.

Policia në Sussex siguroi paratë për stacionin e ri nga fondi i qeverisë, dhe u hap si urgjencë për rritje të krimit në këtë rajon.

Gjendet në qendër të qytetit, nga ku pothuajse çdo qytetar mund të adresojë brengat e veta, qofshin ato të natyrave të ndryshme. /Telegrafi/