LAJMI I FUNDIT:

A rrezikohet siguria kombëtare, kur Neotel nga Maqedonia “blihet” nga “Telekom Serbia”, prej nga Posta e Kosovës furnizohet me internet?

A rrezikohet siguria kombëtare, kur Neotel nga Maqedonia “blihet” nga “Telekom Serbia”, prej nga Posta e Kosovës furnizohet me internet?
Foto: Ilustrim

Rrjeti i “Telekom Serbia” mund të shtrihet edhe më tej në rajon, pasi që edhe përmes kompanisë ‘simotër’ të saj MTEL ishte raportuar gjatë këtij viti në mediat në Maqedoni të Veriut dhe në Serbi se po blinte operatorin maqedonas Neotel.

Sipas lajmeve në gjuhë maqedonase dhe serbe marrëveshja është kryer dhe tashmë ajo në fakt do të duhej të hynte në fuqi nga muaji shtator, por megjithatë deri tash nuk ka asnjë informatë zyrtare nëse marrëveshja ka hyrë në fuqi.


Referuar disa shkrimeve të mediave në rajon të publikuara në muajin qershor e korrik të këtij viti kishin mbetur vetëm të finalizoheshin pëlqimet dhe miratimet e rregullatorëve dhe komisioneve kompetente për finalizimin e asaj marrëveshjeje.

Në këto shkrime raportohej se “Telekom Serbia” ishte dakorduar për blerjen e Neotel në mars të këtij viti.

Me blerjen nga “Telekom Serbia”, përkatësisht MTEL, do të merrte të gjithë infrastrukturën, shfrytëzuesit, të drejtat dhe obligimet e operatorit maqedonas.

Siç kujtonin mediat, “Telekom Srbija” hyri në tregun e Maqedonisë së Veriut në vjeshtën e vitit 2021, fillimisht me paketat televizive mSAT, dhe më vonë me shërbimet mobile.

Por, cilat janë lidhjet e Kosovës dhe këtyre operatorëve në rajon?

Siç merr vesh Telegrafi, Posta dhe Telekomi i Kosovës në mesin e shumë operatorëve përdorë edhe internetin nga kompania maqedonase Neotel, kompani kjo që mund të jetë apo tashmë është pjesë zyrtare e “Telekom Serbia”. E kjo a do paraqiste cenim të sigurisë kombëtare të Kosovës si dhe e të dhënave personale?

Për këtë, Telegrafi ka kontaktuar më PTK-në për të parë se a kanë ende ata marrëveshje në fuqi me operatorin maqedonas Neotel dhe se a janë në dijeni për këto raportime për blerje e shitje mes kësaj kompanie dhe asaj serbe shtetërore.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Në anën tjetër, Telegrafi ka provuar të jetë në kontakt edhe me kompaninë maqedonase Neotel për të parë se a është finalizuar marrëveshja për të cilën kishin raportuar mediat në gjuhën maqedonase dhe serbe gjatë muajve të ndryshëm këtë vit.

Telegrafi, do të sjellë informata dhe detaje tjera posa ketë përgjigje zyrtare.

Dhe këto informata ndoshta nuk do të kishin rëndësi për Kosovën, nëse nuk do të përmendej fakti se njëri nga operatorët që operojnë në vend, të mos furnizohej me internet nga Neotel.

Pra, bëhet fjalë për Operatorin Vala, i cili është një ndër operatorët në Kosovë përmes së cilit komunikojnë mijëra qytetarë në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Kalo në kategori