Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për sekuestrimin e një prej llogarive bankare të ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Gjyqtari Dhimitër Lara la në fuqi vendimin e GJKKO për sekuestrimin duke rrëzuar kështu kërkesën e Ahmetaj për rishikim të këtij vendimi.
Bëhet fjalë për llogarinë bankare që Ahmetaj i kalonte para vajzës për shkollimin e saj, thotë avokati i tij Ardian Visha.
Tch shkruan se seanca ishte planifikuar për ditën e djeshme, por u shty për sot në orën 9:00.
Kujtojmë se katër apartamente dhe dy llogari bankare, që dyshohet se i takojnë Arben Ahmetajt, janë sekuestruar, ndërsa Prokuroria e Posaçme SPAK lëshoi urdhër-arrest për ish-ministrin.
Disa muaj më parë, Ahmetaj kërkoi edhe heqjen e sekuestros së apartamentit në Tiranë, e cila u rrëzua nga Apeli i Posaçëm.
Dyshohet se Ahmetaj ka kryer korrupsion në gjashtë episode, po ashtu ka fshehur pasuri dhe ka pastruar para, sipas dosjes hetimore në të cilën përmenden shumë emra të tjerë biznesmenësh, ish-nëpunësish e persona të tjerë që janë nën hetim.
Sipas SPAK, janë ushtruar kontrolle në shtatë banesa, në të cilat janë sekuestruar dokumente, laptop, telefona celularë,USB dhe materiale të tjera.
Avokatët e Arben Ahmetajt kanë deklaruar se ai është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtonte kërkesën e SPAK.
Kujtojmë se Arben Ahmetaj si ish-ministër i Financave dhe Ekonomisë u vendos nën hetim për dosjet e inceneratorëve, pas këqyrjeve në një kompjuter që i përket biznesmenit Klodian Zoto, i cili rezultoi se kishte paguar e prenotuar udhëtime luksoze për ish funksionarin, vlera e të cilave u llogarit nga SPAK në shumën e 34 mijë eurove.
SPAK i referohet një sërë dëshmish të biznesmenëve që tregojnë se vilat në Palasë dhe në Hamallaj janë të lidhura me Arben Ahmetajn ndërkohë që nga një telefon ‘blackberry’ i sekuestruar janë përftuar mesazhe dhe komunikime edhe me persona të tjerë, zyrtarë ish-zyrtarë dhe biznesmenë. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze