LAJMI I FUNDIT:

Një stadium spektakolar me 115 mijë ulëse dhe vlerë 459 milionë euro do të ndërtohet për Kupën e Botës 2030

Një stadium spektakolar me 115 mijë ulëse dhe vlerë 459 milionë euro do të ndërtohet për Kupën e Botës 2030

Maroku do të ndërtojë një stadium me një kapacitet prej 115 mijë vendesh pranë qytetit të Kazablankës, ku do të presë ndeshjet e Kupës së Botës në vitin 2030, garë që do ta organizojë së bashku me Spanjën dhe Portugalinë.

Arena e re do të ndërtohet në 100 hektarë tokë dhe do të ketë një pistë atletike, një pishinë të brendshme, një qendër tregtare dhe një hotel.

Këto janë disa nga detajet e stadiumit të ardhshëm, i cili do të jetë në afërsi të Casablanca dhe do të kushtojë 5 miliardë dirhemë (459 milionë euro) sipas specifikimeve të konkursit arkitektonik të shpallur nga Sonarges dhe ANEP, kompani publike marokene dedikuar investimeve sportive dhe objekteve publike.


Stadiumi i ri do të jetë më i madhi i këtij lloji në Afrikën e Veriut dhe do të projektohet për të pritur ngjarje masive sportive dhe kulturore në përputhje me kërkesat më të fundit të futbollit ndërkombëtar.

Ndërtimi i këtij stadiumi bëhet në kuadër të përgatitjeve të nisura për organizimin e Kupës së Botës në vitin 2030 dhe është më i madhi nga gjashtë lokacionet e propozuara nga Maroku, së bashku me Tangierin, Rabatin, Agadirin, Marrakeshin dhe Fesin.

Kompleksi “Marelui Stadium” do të përfshijë gjithashtu katër fusha stërvitore të miratuara nga FIFA, zona komerciale dhe objekte të tjera.

Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në gjashtë shtete dhe tre kontinente
Lexo po ashtu Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në gjashtë shtete dhe tre kontinente

Në një sipërfaqe prej 100 hektarësh që do të mbulojë të gjithë kompleksin sportiv, do të ndërtohet një stadium atletik me kapacitet 25 mijë spektatorë, një sallë sportive, një pishinë olimpike, një qendër kongresesh, një qendër tregtare dhe një hotel.

Financimi i “Stadiumit të Madh” vjen nga marrëveshja që qeveria marokene nënshkroi më 20 tetor me kompaninë e investimeve publike CDG. Me këtë marrëveshje u ra dakord për një buxhet prej 14.5 miliardë dirhemë (rreth 1.3 miliardë euro), i cili do të përdoret për rinovimin e gjashtë stadiumeve të tjera, në Tangier, Casablanca, Rabat, Agadir, Marrakesh dhe Fez, ku do të organizohet Kupa e Afrikës.

Kupa e Botës 2030 do të jetë turneu i parë që do të mbahet në tre kontinente. Ndeshjet e para do të zhvillohen në Argjentinë, Uruguaj dhe Paraguaj, me rastin e festimit të njëqindvjetorit të Kupës së Botës. Më pas ndeshjet do të luhen në tre shtete pritëse – Spanjë, Portugali dhe Marok. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Premier League

"Vetëm Ronaldo mund ta kthejë penalltinë në një moment viral” - ylli portugez shënon golin e parë për vitin 2025

Ligat tjera
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga
Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Premier League
Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Premier League
Kalo në kategori