LAJMI I FUNDIT:

Blogerja amerikane që i shpenzoi 12 mijë dollarë për brirë “djalli” dhe shumë shpime në fytyrë

Blogerja amerikane që i shpenzoi 12 mijë dollarë për brirë “djalli” dhe shumë shpime në fytyrë

Një blogere nga Kansasi, i cila kishte probleme me çrregullimet e të ngrënit, pretendon se ngritja e peshave dhe modifikimet ekstreme të trupit, i kanë ndihmuar të përballet me traumat dhe ‘të mposhtë’ çrregullimin e të ngrënit.

Jessy Kirkpatrick, 27-vjeçe, e cila është jobinare dhe përdor përemrat ata/ato, ka pasur një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin si fëmijë, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, në adoleshencën e saj, filloi të vuante nga anoreksia, e cila beson se rrjedh nga trauma e rëndë që përjetoi si fëmijë.

Kirkpatrick iu nënshtrua “modifikimeve” për të shëruar shëndetin mendor. “Modifikimet” ekstreme të trupit përfshijnë një septum të shtrirë – strukturën që ndan hundën e djathtë dhe të majtë – shpime të shumta buzësh, gjuhë të shtrirë dhe implante briri silikoni në ballë që e bëjnë të duken si djall.

“Në kohën kur mbusha 16 vjeç, po merresha me anoreksi për herë të parë dhe pesha ime ra në 44 kilogramë”, tha Kirkpatrick.

Ajo gjithashtu se kishte probleme aq të rënda me të ngrënit, saqë edhe pas konsumimit të pjesëve më të vogla të ushqimeve, ajo villte gjak.

“Po shuhesha, nuk kishte diçka që mund të bëja”, shtoi Kirkpatrick.

E për të gjitha këto ndryshime, ajo i shpenzoi hiq më pak se 12 mijë dollarë. /Telegrafi/